Sociale 25 Mars 2026, 14:52 Nga VNA

Të ardhurat nga emigrantët arrijnë rekordin e 1.1 miliardë eurove në 2025-n

Ndaje në Whatsapp

Të ardhurat nga emigrantët arrijnë rekordin e 1.1 miliardë

Paratë që emigrantët sjellin tek familjet e tyre në Shqipëria po vijojnë të kenë një tendencë rritjeje, teksa numri i shqiptarëve që jetojnë jashtë sa vjen e po shtohet për shkak të valës së re të emigracionit.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave bënë të ditur se të ardhurat nga emigrantët arritën një rekord të ri prej 1.1 miliardë euro në 2025-n, me një rritje prej 5.9% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ritmet e rritjes u përshpejtuan në tremujorin e tretë dhe të katërt, që tradicionalisht ka flukse më të larta hyrjeve për shkak se emigrantët vijnë në Shqipëri gjatë pushimeve të verës dhe më pas në fund vit. Për korrik-shtator 2025, emigrantët sollën tek të afërmit në vendlindje 285 milionë euro, dhe në tre muajt e fundit të vitit edhe 302 milionë euro.

Që nga viti 2013, paratë që emigrantët sjellin në Shqipëri janë rritur vazhdimisht (shiko grafikun), duke reflektuar një cikël të ri emigracioni, që nisi kryesisht pas vitit 2015.

Pas një rënieje në vitin 2020, si efekt i pandemisë, tendenca rritëse u përshpejtua dukshëm. Në 202a-n për herë të parë prurjet kaluan kufirin e një miliard eurove.

Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se migracioni neto, diferenca mes numrit të personave që hyjnë për të jetuar dhe atyre që po largohen nga vendi ynë vijon të jetë negativ në Shqipëri përgjatë gjithë periudhës 2011-2025, duke shfaqur tendencë rritëse pas pandemisë.

Pas pandemisë, emigracioni u rrit me ritme të shpejta. Në vitin 2021 humbja neto e popullsisë arriti -32,853 persona dhe në 2022 mbeti në nivele të ngjashme, rreth -32,497 persona. Kulmi u shënua në vitin 2024, kur migracioni neto arriti rreth -43,761 persona, niveli më i lartë i regjistruar edhe për shkak të korrektimeve nga cens 2023.

Këtë trend e konfirmoi edhe Eurostat, ku për periudhën 2021 -2024 vendet e anëtarë të BE dhanë 284,585 leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit shqiptare. Ka një trend në rritje për lejet e punës, të cilat zënë gati 1 të tretën e leje qëndrimeve gjithsej dhe janë dyfishuar në krahasim me para pandemisë.

Aktorët e tregut pohojnë se kanalet kryesore vijojnë të mbeten vendet tradicionale ku ka emigracione, si Greqia e Italia, por vitet e fundit ka pasur rritje dhe nga destinacionet e reja si Anglia dhe Gjermania.

Remitancat llogariten nga Banka e Shqipërisë si pjesë e llogarisë korrente në bilancin e pagesave, sipas standardeve të FMN-së (BPM6).

Ato përfshijnë të gjitha prurjet monetare që emigrantët dërgojnë drejt familjeve dhe individëve rezidentë në Shqipëri, si përmes kanaleve formale (bankat, institucionet financiare dhe operatorët e transfertave), ashtu edhe përmes vlerësimeve të prurjeve informale.

Për këtë qëllim, Banka përdor të dhënat e sistemit bankar, raportimet periodike të subjekteve të licencuara dhe anketa specifike tek familjet përfituese, duke synuar të kapë tërësinë e flukseve reale të remitancave në ekonomi./Monitor.al/

Video

Një aksident i rëndë ndodhi në pistën e LaGuardia Airport, ku një avion i Air Canada, që vinte nga Montreal, u përplas me një automjet zjarrfikës gjatë uljes. Pamjet video të publikuara tregojnë momentin dramatik kur zjarrfikësja, me drita emergjence aktive, kalon përpara avionit, i cili nuk arrin të ndalojë dhe e godet në pjesën e përparme. Si pasojë, humbën jetën dy pilotët, dhjetëra pasagjerë u plagosën dhe 41 persona u dërguan në spital. Pas aksidentit, aeroporti u mbyll përkohësisht dhe rifilloi operimin me kapacitet të reduktuar, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për vonesa dhe anulime fluturimesh.

Një avion transporti i forcave të armatosura të Kolumbia është rrëzuar këtë të hënë në zonën e Puerto Leguízamo, në jug të vendit. Sipas raportimeve të mediave vendase, avioni i tipit Lockheed C-130 Hercules, me më shumë se 110 persona në bord, është rrëzuar pak minuta pas ngritjes nga pista, në rrethana që ende nuk janë sqaruar. Burime për Blu Radio bëjnë me dije se autoritetet kanë nisur menjëherë operacionet e kërkim-shpëtimit në zonën e aksidentit, ndërsa nuk ka ende një bilanc zyrtar për viktimat apo të mbijetuarit.

Janë pak apo nuk janë pak. Ta ndajë mendjen

Kur të vetëpërjashton Sali Berisha.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme