Sociale 25 August 2025, 18:24 Nga VNA

Taulant Muka kap në plagjiaturë edhe hoxhën Ahmet Kalaja: “Shkenca” e tij është kopje

Ndaje në Whatsapp

Taulant Muka kap në plagjiaturë edhe hoxhën Ahmet Kalaja:

Eksperti i arsimit, Taulant Muka, denoncon plagjiaturë në doktoraturën e hoxhës Ahmed Kalaja, e marrë në vitin 2017 nga Universiteti Europian i Tiranës. Sipas Mukës, punimi i Kalajës është një kopje e materialeve të Genti Krujës dhe Ferit Likës, ku pjesë të mëdha të tekstit janë marrë fjalë për fjalë pa ndryshime.

Doktoratura e Kalajës ka për temë ligjërimin fetar të klerikëve myslimanë në Shqipëri gjatë viteve 1912-1945 dhe është mbështetur në punimet origjinale të të tjerëve pa citim adekuat.

Ai shprehet se në Shqipëri doktoraturat jane kthyer si ofertë “marketingu”, ku vetëm UET ka dhënë mbi 500 doktoratura në disa vite, duke u krahasuar me universitete prestigjioze si Harvard.

Postimi i plotë i Taulant Mukës:

Edhe "feja" me doktor shkencash me plagjiaturë. Ahmed Kalaja, në vitin 2017, ka marrë një doktoraturë nga Universiteti Europian, por, “shkenca” e tij ështe kopje/ plagjiature.

Në materialet krahasuese shihet qartë se Kalaja ka “huazuar” fjalë për fjalë pjesë të punimeve të Genti Krujës dhe Ferit Likës. Madje, në disa raste teksti nuk është ndryshuar fare, përveç kur autori shkruan “reflektova rreth temës sime të studimit”… gjë që duket se e ka bërë dikush tjetër për të!

Ky rast s’është për te qeshur, por të paktën na kujton se në Shqipëri doktoraturat jane kthyer si ofertë “marketingu” se sa si arritje akademike. Kujtojmë se vetëm UET ka prodhuar mbi 500–600 doktoratura brenda një periudhe 3–5 vjeçare, një ritëm që do ta kishte zili edhe Harvadi.

Eshte koha për një kontroll serioz, pasi jemi ne fazen kur “shkenca” tek ne ka përfunduar si mall me skonto.

Punimi në fjalë:

Roli i ligjërimit fetar të klerikëve myslimanë në tolerancën, harmoninë dhe bashkëjetesën fetare në Shqipëri gjatë viteve 1912–1945 – Ahmed Kalaja, nën drejtimin shkencor të Aleksandër Dhimës.

Link: https://uet.edu.al/wp.../uploads/2021/11/AHMED_KALAJA.pdf

Burimet e kopjuara:

Komunikimi përmes objekteve të kultit Islam në Shqipëri (2014)

Link: https://www.zaninalte.al/komunikimi-permes-objekteve-te...

Thomas Michel dhe koncepti i dialogut nga këndvështrimi i një të krishteri, 2014

Link: https://www.zaninalte.al/thomas-michel-dhe-koncepti-i...//

Taulant Muka kap në plagjiaturë edhe hoxhën Ahmet Kalaja:

 

Taulant Muka kap në plagjiaturë edhe hoxhën Ahmet Kalaja:

 

Taulant Muka kap në plagjiaturë edhe hoxhën Ahmet Kalaja:

 

Taulant Muka kap në plagjiaturë edhe hoxhën Ahmet Kalaja:

 

Taulant Muka kap në plagjiaturë edhe hoxhën Ahmet Kalaja:

 

 

Taulant Muka kap në plagjiaturë edhe hoxhën Ahmet Kalaja:

 

Taulant Muka kap në plagjiaturë edhe hoxhën Ahmet Kalaja:

 

Taulant Muka kap në plagjiaturë edhe hoxhën Ahmet Kalaja:

 

Taulant Muka kap në plagjiaturë edhe hoxhën Ahmet Kalaja:

 

Taulant Muka kap në plagjiaturë edhe hoxhën Ahmet Kalaja:

 

Taulant Muka kap në plagjiaturë edhe hoxhën Ahmet Kalaja:

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme