Sociale 18 February 2026, 11:01 Nga VNA

Taulant Muka akuzon kreun e ri të AKSH-it Igli Tafa, për plagjiaturë në doktoraturë dhe artikuj shkencorë

Ndaje në Whatsapp

Taulant Muka akuzon kreun e ri të AKSH-it Igli Tafa, për

Studiuesi Taulant Muka ka bërë një denoncim publik ndaj Igli Tafës i cili është emëruar së fundmi drejtor i AKSHI-t. Sipas Mukës, Tafa ka përvetësuar punimin e doktoraturës dhe artikuj shkencorë, duke i paraqitur si punë origjinale të tij.

Në denoncimin e tij, Muka pretendon se një artikull shkencor të publikuar nga Tafa në vitin 2011, me titull “A Survey of QoS Routing Protocols for Ad Hoc Networks”, është kopjuar fjalë për fjalë nga studime të mëhershme të autorëve nga Malajzia dhe India. Ai shton se rasti nuk duket i izoluar, duke përmendur edhe rastin e ish-drejtoreshës së AKSHI-t , Mirlinda Karçanaj, për të cilën ka pretenduar më herët se doktoratura ishte 100% plagjiaturë.

Muka thekson se, sipas tij, pasojat janë të rënda kur institucione kritike drejtohen nga persona me standarde të ulëta profesionale. Ai ka ngritur dyshime edhe mbi punimin e doktoraturës së Tafës, të mbrojtur në vitin 2013 në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Postimi

DOKTORATURË PLAGJIATURE – Rasti i dytë i Igli Tafës, Drejtorit të AKSHI-t!
Leksionet e profesoreshës rumune Dana Petcu (2009) janë përdorur fjalë për fjalë si kapituj në doktoraturën e Igli Tafës (mbrojtur 2013, Universiteti Politeknik i Tiranës). Pra: shënime leksionesh të një profesoreje të huaj, të paraqitura si punë doktorature!
Që në kapitullin e parë del qartë kopjimi, teksti dhe struktura përputhen identikisht. Ky është standardi i drejtorit të AKSHI-t. Një shembull i keq se si merren gradat dhe titujt shkencorë në Shqipëri, duke dëmtuar arsimin dhe meritokracinë.
Denoncimi i djeshem për artikullin e 2011 kopjuar nga studime malajziane e indiane nuk eshte plagjiature e izoluar e z. Tafa. Si është e mundur që në vitin 2026, kur teknologjia e zbulon kopjimin menjëherë dhe kur mijëra shqiptarë janë edukuar në universitetet më të mira në botë, ne ende drejtohemi nga plagjiatura?
Doktoratura e z. Tafa nuk shkarkohet online në faqen e Universitetit Politeknik, siç kërkon ligji për transparencën në arsimin e lartë dhe aksesin publik të disertacioneve. Kjo mungesë aksesi publik tregon edhe arsyen pse qeveria dhe Biblioteka Kombëtare kanë kufizuar ose “kycur” doktoraturat nga qasja e lirë: praktikisht kane bllokuar meritokracinë dhe të ardhmen e vendit.

Taulant Muka akuzon kreun e ri të AKSH-it Igli Tafa, për

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme