Sociale 7 November 2025, 17:38 Nga VNA

TAP po studion zgjerimin e stacionit në Bilisht për rritjen potenciale të transportit të gazit

Ndaje në Whatsapp
TAP po studion zgjerimin e stacionit në Bilisht për rritjen potenciale

Trans Adriatic Pipeline AG po studion mundësinë e zgjerimit të stacionit të tij në Bilisht si një përgjigje për  një rritje të mundshme të volumeve të transportit të gazit që aktualisht janë 10bcma.

Në një dokument të dorëzuar pranë autoriteve kompania nënvizon se kjo është pjesë e planit origjinal të projektit dhe se tashmë po shihen mundësitë.

“Këto studime janë hapa paraprakë që ndërmerr TAP. TAP zhvillon rregullisht testime të tregut, dhe rezultatet e tyre tregojnë nëse do të ketë zgjerim të kapacitetit. Aktualisht, testimi i tregut është në procez e sipër” sqaruan burime prane kompanisë për “Monitor”.

Konkretisht TAP raporton se në vitin 2013 vlerësimi i tij në mjedis dhe leja mjedisore për “Ndërtimin dhe Operimin e Gazsjellësit Trans Adriatik” që përcaktonin projektin e miratuar për infrastrukturën e gazsjellësit në Shqipëri përfshinin ndër të tjera edhe dy stacione kompresorësh. I pari, ACS02, pranë Bilishtit dhe kufirit shqiptaro-grek, dhe ACS03, pranë Fierit.

“Sipas atij projekti origjinal, stacioni ACS02, aktualisht një stacion matës gazi, ishte menduar të transformohej në një stacion kompresorësh të pajisur me pesë kompresorë me gaz, secili me një kapacitet prej 15 megavat, për të mbështetur funksionimin e plotë të tubacionit. Edhe pse tubacioni TAP u ndërtua për të transportuar deri në 20 miliardë metra kub gaz natyror në vit (BCMA), ai aktualisht operon me një kapacitet prej 10 BCMA. Megjithatë, për të mbështetur çdo rritje të rrjedhës së gazit përtej 10 BCMA, ACS02 tani duhet të zgjerohet në një stacion kompresorësh plotësisht funksional” thuhet në dokument.

Kompania nënvizon se plani aktual përditëson projektin origjinal të vitit 2013 duke zëvendësuar njësitë me gaz me kompresorë elektrikë. Ky ndryshim sipas saj kërkon ndërtimin e një nënstacioni elektrik të tensionit të lartë dhe një linje për lidhjen me rrjetin kombëtar të energjisë elektrike.

“Elektrifikimi i stacionit do t’i lejojë TAP-it të përmbushë nevojat e ardhshme të kapacitetit, duke ulur ndjeshëm shkarkimet në ajër dhe në përputhje me objektivat më të gjera të tranzicionit energjetik dhe klimës. Zbatimi i projektit të zgjerimit të Stacionit të kompresorëve ACS02 varet nga testimi në vazhdim i tregut, për kapacitetin e propozuar të transmetimit në rritje të Gazsjellësit TAP” thuhet në dokument.

Projekti i TAP

Gazsjellësi Trans Adriatik është pjesë e Korridorit Jugor të Gazit që transporton gaz natyror në Europë nga fushat e Shah Deniz II në Azerbajxhan. Ky gazsjellës lidhet me atë Trans Anatolian në kufirin Greko-tuk dhe kalon në pjesën verirore të Greqisë, në Shqipëri, në detin Adriatik para se të lidhet me rrjetin e gazit në Itali.

TAP ka një gjatësi 878 kilometra. Projekti i TAP daton nga viti 2003 kur u bë studimi i parë i parafizibilitetit për të vijuar më pas në vitin 2008 me projektin e detajuar inxhinierik. Faza e ndërtimit nisi në vitin 2016 dhe u mbyll në fund të 2020 kur gazsjellësi nisi operimin tregtar.

Aksionarët e gazsjellësit Trans Adriatic sipas përqindjes së aksioneve përbëhen nga : BP (20%), SOCAR (20%), Snam (20%), Fluxys (20%) DHE Enagás (20%)./Monitor.al/

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme