Sociale 12 November 2025, 15:40 Nga VNA

Skandal në RTSH: Tallje live me futbollistin afrikan të Burrelit, klubi reagon ashpër

Ndaje në Whatsapp

Skandal në RTSH: Tallje live me futbollistin afrikan të Burrelit,

Një episod i turpshëm është transmetuar mbrëmjen e djeshme në emisionin sportiv “Super Gol” të televizionit publik shqiptar, ku drejtuesja Hygerta Sako dhe të ftuarit e saj përqeshën futbollistin afrikan të Burrelit, Arnold Kwaku Siaw, gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë pas ndeshjes Burreli–Pogradeci (2-0).

Gjatë intervistës live, për shkak të një problemi teknik me figurën, portreti i lojtarit nuk shihej qartë në ekran. Në vend që situata të menaxhohej profesionalisht, ajo u kthye në objekt talljeje: drejtuesja dhe panelistët Ardi Behari, Gert Haxhiu dhe Klajdi Kola qeshën, ndërsa Haxhiu e çoi më tej me një koment me nuanca raciste:

“Faleminderit RTSH-së që në momentet e fundit na e zbuloi, sepse dukej si rrëfimet e atyre njerëzve që nuk duan të flasin.”

Sako tentoi ta shmangte sikletin duke fajësuar “LED-in e RTSH-së” për cilësinë e dobët të pamjes, por momenti tashmë ishte bërë viral në rrjetet sociale.

Për incidentin ka reaguar ashpër klubi i Burrelit, i cili e cilësoi sjelljen në studio si “akt të turpshëm bullizmi dhe me nuanca raciste”.

Në reagimin zyrtar të shpërndarë në Instagram, klubi thekson:

“Një gjuhë e tillë, pavarësisht nëse maskohet si ‘shaka’, nuk ka vend as në sport dhe as në shoqërinë tonë.”

Klubi i doli në mbrojtje futbollistit, duke e cilësuar Siaw-in “pjesë të familjes së Burrelit” dhe një lojtar që ka fituar respektin e tifozëve për përkushtimin dhe profesionalizmin e tij.

Edhe trajneri i Burrelit, Samuel Nikaj, reagoi me një mesazh të fortë:

“Disa humbasin gjithçka për të ruajtur dinjitetin. Të tjerë fitojnë gjithçka, por e shesin shpirtin për një vend në tavolinë.”

Klubi kërkon që RTSH dhe drejtuesit e emisionit të marrin përgjegjësinë për ngjarjen dhe të kërkojnë falje publike ndaj lojtarit dhe skuadrës së Burrelit.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme