Sociale 22 March 2026, 08:46 Nga VNA

Sulltan Novruzi, festa e “Ditës së Re” që simbolizon pranverën, besimin dhe shpresën

Ndaje në Whatsapp
Sulltan Novruzi, festa e “Ditës së Re” që simbolizon

Sot, më 22 mars, besimtarët bektashinj në mbarë botën festojnë Sulltan Novruzin, një nga festat më të rëndësishme të këtij besimi, e njohur ndryshe si “Dita e Re” dhe si ditëlindja e Imam Aliut.

Kjo festë ka rrënjë të lashta në Persi, ku simbolizonte ardhjen e pranverës dhe fillimin e vitit të ri diellor, një moment kur dita nis të mbizotërojë mbi natën. Me kalimin e kohës, ajo u përqafua nga besimi bektashi, duke marrë një dimension të ri shpirtëror dhe fetar.

Sulltan Novruzi përfaqëson rigjallërimin e natyrës dhe jetës. Pemët çelin, bimësia gjallërohet dhe natyra zgjohet nga dimri, duke e kthyer këtë festë në simbol të shpresës, ripërtëritjes dhe fillimeve të reja.

Në Shqipëri, kjo festë daton që nga shekulli XIV, me përhapjen e bektashizmit, dhe vazhdon të ruajë traditat e saj deri në ditët e sotme. Besimtarët e shënojnë këtë ditë me rituale të ndryshme, duke filluar nga kujdesi për higjienën personale, vendosja e degëve të lulëzuara në pragun e shtëpisë si ogur i mirë, deri tek lutjet dhe vizitat në teqe.

Një rëndësi të veçantë në këtë festë kanë edhe ushqimet tradicionale. Në tryezë nuk mungojnë gatime si ashurja, përsheshi me pulë ose mish qengji, sultiashi dhe kabunia. Një traditë e veçantë është përgatitja e byrekut me 12 lloje barishtesh, ku vendoset edhe një monedhë; ai që e gjen konsiderohet me fat për vitin që vjen.

Po ashtu, në disa zona ruhet zakoni i kulaçit, të cilin fëmijët e rrokullisin në arat me grurë për të sjellë mbarësi dhe bollëk në familje.

Gjatë kësaj dite, besimtarët shkëmbejnë vizita, ku më të vegjlit respektojnë traditën duke vizituar më të mëdhenjtë. Një tjetër simbolikë e rëndësishme është shpërndarja e qumështit dhe sherbetit në mëngjes, që përfaqësojnë pastrimin e trupit dhe shpirtit.

Sulltan Novruzi zgjat tri ditë dhe përveç dimensionit fetar, mbetet një festë që bashkon njerëzit, nxit solidaritetin dhe kujdesin për njëri-tjetrin, duke mbartur një mesazh të fortë paqeje dhe harmonie.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme