Sociale 6 March 2026, 17:00 Nga VNA

Studimi mbi femicidin: Ligjet ekzistojnë, por mbrojtja për gratë mbetet e dobët

Ndaje në Whatsapp

Studimi mbi femicidin: Ligjet ekzistojnë, por mbrojtja për gratë

Sipas të dhënave të bëra publike nga UN Women 72% e viktimave të femicidit në Shqipëri kishin histori të mëparshme dhune.

Në një konferencë të përbashkët të organizuar nga UN Women në Shqipëri, së bashku me Avokatin e Popullit, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministrinë e Drejtësisë, në kuadër të 8 Marsit, u prezantuan disa raporte me të dhëna mbi qasjen e grave në drejtësi, si edhe shifrat e fundit mbi femicidin në vend.

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, u shpreh se garantimi i të drejtave të grave mbetet një prioritet për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

“Lulet janë të bukura, por nuk besoj se gratë kanë më shumë nevojë për to sesa për të drejta të barabarta dhe një sistem mbështetës funksional”, tha Silvio Gonzato gjatë fjalës së tij.

Edhe pse Shqipëria ka bërë përparime në miratimin e ligjeve që garantojnë të drejtat e grave dhe vajzave, të tilla si Ligji për Barazinë Gjinore dhe Ligji për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Familje, zbatimi real i tyre mbetet ende një sfidë në kontekstin e vendit.

Të dhënat e siguruara nga raporti i Observatorit të Femicidit pranë Avokatit të Popullit për vitin 2024 tregojnë se vetëm ligjet nuk mjaftojnë, pasi fenomeni më shqetësues dhe më ekstrem i dhunës ndaj grave – femicidi – vijon të mbetet i pranishëm në shifra të larta.

Vilma Shurdha, komisionere e Seksionit të Përgjithshëm të Avokatit të Popullit, theksoi se raporti i fundit kishte regjistruar 18 raste të dhunës ekstreme ndaj grave, ku 56% e këtyre rasteve ishin regjistruar në zonat rurale.

“Janë regjistruar 5 vrasje të kryera ndaj grave, 6 të mbetura në tentativë, 3 raste të plagosjes me dashje dhe 4 raste të shkaktimit të vetëvrasjes”, tha Shurdha lidhur me gjetjet e raportit të Observatorit të Femicidit.

Sipas këtij raporti, për këto vepra të dhunës ekstreme janë identifikuar 19 autorë, prej të cilëve 17 janë djem dhe burra, ndërsa 2 janë gra dhe vajza.

Të dhënat tregojnë më tej se 72% e viktimave kishin histori të mëparshme dhune nga autori, ndërsa pesë prej tyre kishin kërkuar ndihmë në polici.

Këto shifra konfirmojnë se, edhe pse ligjet ekzistojnë, institucionet ende çalojnë në ofrimin e mekanizmave efektivë të mbrojtjes për vajzat dhe gratë.

Ekspertët theksuan se, përtej miratimit të ligjeve, urdhrat e mbrojtjes duhet të zbatohen në mënyrë konsistente, rreziqet duhet të vlerësohen herët dhe institucionet duhet të punojnë së bashku për të parandaluar përshkallëzimin e dhunës.

Ata shtuan se dhuna ndaj grave nuk krijon vetëm efekte dhe trauma te viktimat parësore, por edhe te fëmijët dhe familjarët e tyre.

“Viktimat e krimeve ishin nëna të 33 fëmijëve, përfshirë 9 të mitur, ku tre të mitur humbën jetën pasi u vranë nga nëna e tyre para se ajo të kryente vetëvrasje”, citon raporti i Avokatit të Popullit mbi pasojat e femicidit që shkojnë përtej jetës së viktimës.

Përfaqësuesit e UN Women bënë thirrje për veprim urgjent dhe të vendosur për t’i dhënë fund mosndëshkimit dhe për ta bërë barazinë realitet për të gjitha vajzat dhe gratë, si në ligj, ashtu edhe në praktikë./BIRN/

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme