Sociale 17 February 2026, 17:46 Nga VNA

Statusi “strategjik”, rruga e shpejtë drejt përfitimit të porteve turistike

Ndaje në Whatsapp

Statusi “strategjik”, rruga e shpejtë drejt përfitimit

Kur një port turistik është pjesë e një investimi strategjik të miratuar nga Komiteti i Investimeve Strategjike (KIS), ndërtimi dhe operimi i tij nuk do t’i nënshtrohet më procedurës koncesionare.

Në vend të kësaj, porti do të ndërtohet dhe operohet drejtpërdrejt nga investitori strategjik.

Një projektligj i shkurtër (dy nene) i propozuar nga deputetja e PS-së Vlorë, Zamira Sinaj, i hap dritën jeshile këtij procesi, për pasojë privatizimit të porteve detare.

Procedurat, rregullat dhe dokumentacioni i nevojshëm për lidhjen e kontratës për ndërtimin dhe operimin e portit/eve turistik/e do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave

Qëllimi

Referuar relacionit, drafti justiifikohet me faktin se ka mbivendosje mes dy ligjeve aktuale: ligjit për portet turistike (dhënien me koncesion ose forma të tjera konkurruese) dhe ligjit për investimet (procedura të asistuara)

Kjo, sipas deputetes Sinaj, ka sjellë vonesa dhe paqartësi edhe pse nuk shoqërohet me shembuj konkret.

Praktikat e BE

Ne relacion specifikohet se, projektakti nuk synon përafrim të drejtpërdrejtë me acquis Communautaire te BE-së. Thuhet se është në përputhje me Kushtetutën dhe me hirearkinë e akteve normative. Eshte specifikuar gjithashtu se projektakti nuk sjell efekte financiare shtesë për buxhetin e shtetit.

Megjithatë referuar praktikave të BE-së rëndësi në këto procese duhet të ketë konkurrenca e lirë dhe transparenca.

Për rastin konkret, në njërën anë theksohen përfitimet që do të vijnë, si rritja e investimeve, zhvillimi rajonal, vende te reja pune, por nga ana tjetër lind dyshimi për reduktim të konkurrencës, transparencës dhe rritje privilegjesh për investitorë të caktuar.

Problematika

Nisur nga eksperienca e deritashme, eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, kritikon  dhënien e statusit “investitor strategjik” nga qeveria si një mekanizëm që, sipas tij, ka shërbyer për të favorizuar klientë të saj, oligarkë dhe madje segmente të krimit të organizuar.

Argumenti kryesor, sipas tij, është se ky status u siguron bizneseve të përzgjedhura përfitime të pamerituara si përjashtime nga taksat, shpronësime të tokave dhe shmangie nga konkurrenca, duke anashkaluar parimet kushtetuese të garës së lirë.

Amendimet e propozuara, sipas Preçit, e përforcojnë këtë praktikë “duke u dhënë investitorëve të dyshimtë mundësinë të marrin edhe portet bregdetare, pa një master plan kombëtar për zhvillimin e tyre”.

“Sipas mendimit tim, ky amendim thjesht favorizon disa klientë të qeverisë duke shkelur ligje të tjera që janë në fuqi gjithashtu”, thotë për Faktoje.al, eksperti i ekonomisë, Zef Preçi./ Faktoje.al/

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme