Sociale 5 September 2025, 20:03 Nga VNA

Specat e Shqipërisë tërhiqen urgjentisht në Slloveni pas zbulimit të pesticideve të rrezikshme

Ndaje në Whatsapp
Specat e Shqipërisë tërhiqen urgjentisht në Slloveni pas

Një ngarkesë me speca të kuq të eksportuar nga Shqipëria është tërhequr me urgjencë nga tregu slloven, pasi analizat laboratorike kanë zbuluar nivele të larta të pesticideve të rrezikshme për shëndetin e konsumatorëve.
Sipas autoriteteve sllovene, specat përmbanin pesticide si acetamiprid, formetanate dhe flonicamid, të cilat tejkalonin kufijtë e lejuar. Produkti ishte importuar në Slloveni gjatë periudhës 24 gusht – 4 shtator dhe ishte shpërndarë në kuti kartoni dhe plastike. Kompania Geaprodukt, që ka importuar specat nga Shqipëria, ka dhënë urdhër për tërheqjen e menjëhershme të tyre nga tregu dhe ka këshilluar klientët që të kthejnë produktin në vendin e blerjes. Në rast se kjo nuk është e mundur, ata duhet ta asgjësojnë vetë me kujdes.

Po ashtu, kompania ka paralajmëruar konsumatorët që mund të kenë konsumuar ose pasur kontakt me specat që të lajnë mirë duart dhe, nëse ndiejnë shqetësime të tretjes ose të përziera, të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore. Eksportet bujqësore nga Shqipëria drejt vendeve të Bashkimit Europian po përballen gjithnjë e më shumë me kontrolle të rrepta për përmbajtjen e mbetjeve kimike dhe metaleve të rënda në produktet ushqimore.

Disa ditë më parë, autoritetet sllovene bllokuan gjithashtu një sasi prej 5.562 kg pjeshkë me origjinë nga Shqipëria për shkak të nivelit të lartë të nikelit, i cili tejkalonte normat e lejuara nga BE. Ky rast u raportua më 22 gusht 2025 nëpërmjet Sistemit të Alertimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshët (RASFF), duke njoftuar Autoritetin Kombëtar të Ushqimit në Shqipëri. Sipas AKU-së, pjeshkët nuk kanë hyrë në tregun vendas, pasi ishin destinuar ekskluzivisht për eksport, dhe sasia u asgjësua menjëherë në Kroaci pas konfirmimit të analizave laboratorike.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme