Sociale 5 Janar 2026, 18:44 Nga VNA

Sot dhe nesër reshje intensive shiu, rrezikohen përmbytje në disa qarqe

Ndaje në Whatsapp

Sot pasdite dhe nesër moti sjell reshje të dendura shiu, kryesisht në veri dhe jug të vendit. Qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër janë zonat më të rrezikuara, ku mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve malorë dhe rrëshqitje dherash.

Sot dhe nesër reshje intensive shiu, rrezikohen përmbytje në disa

Në zonat urbane të këtyre qarqeve mund të shfaqen edhe përmbytje të lokalizuara, sidomos aty ku kanalizimet nuk janë në gjendje të mirë.

Sipas të dhënave të IGJEO-s, reshjet e shumta të ditëve të fundit – që pritet të vazhdojnë deri të enjten, më 8 janar – do të sjellin rritje të ndjeshme të niveleve të ujit në disa lumenj kryesorë, si: Drin–Buna, Liqeni i Shkodrës, Lumi Mat, Shkumbin, Vjosë. 

Sot dhe nesër reshje intensive shiu, rrezikohen përmbytje në disa

Rreziku më i lartë për përmbytje mbetet në zonën e Drin-Bunës dhe Liqenin e Shkodrës, veçanërisht gjatë ditës së sotme dhe nesër.

Moti 

Sot dhe nesër reshje intensive shiu, rrezikohen përmbytje në disa

Reshje intensive deri shumë intensive priten në Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër

Reshje mesatare deri intensive në Lezhë, Berat dhe Korçë

Zona të tjera me reshje të dobëta deri mesatare

Shiu do të shoqërohet me shtrëngata

Temperaturat për nesër (dt. 06):

Bregdeti: 13 – 17°C

Zonat e ulëta: 12 – 17°C

Zonat malore: 5 – 11°C

 Era do të jetë mesatare deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe në veri.

 

Video

Prefektura e Qarkut Gjirokastër informon qytetarët dhe përdoruesit e rrugës se, si pasojë e çarjes së karrexhatës të shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut, aksi rrugor “Përmet–Çarçovë”, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Petranit”, është i bllokuar për qarkullim.

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në tregun pranë zonës së Medresesë. Lajmi në përditësim…

Zjarri ka përfshirë tregun e “5 Majit”, duke marrë përmasa të mëdha. Në vendngjarje kanë mbërritur rreth 30 forca të shërbimit zjarrfikës, si edhe 6 automjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa nga pamjet e siguruara shihet qartë intensiteti i lartë i flakëve dhe tymi i dendur që ka mbuluar zonën. https://www.vna.al/kronika/digjet-tregu-i-rrobave-tek-5-maji-ne-tirane-i18671

Përmbytjet që kanë goditur Durrësin për shkak të motit të keq, por edhe investimeve jo të duhura për përballimin e këtyre situatave, kanë bërë që banorët e qytetit të dalin sot në protestë. Qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin kryesor duke marshuar rrugëve të Durrësit dhe duke bërë thirrje kundër Bashkisë dhe Qeverisë si shkaktarë kryesore të situatës dhe dëmeve që kanë pësuar.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme