Sociale 8 January 2026, 10:50 Nga VNA

Situatë emergjente nga moti i keq. Përmbytje, rrëshqitje dherash dhe evakuime

Ndaje në Whatsapp
Situatë emergjente nga moti i keq. Përmbytje, rrëshqitje dherash

Reshjet intensive të orëve të fundit kanë sjellë rritje të ndjeshme të niveleve të lumenjve në disa qarqe të vendit, duke krijuar problematika serioze si përmbytje të tokave bujqësore dhe banesave, rrëshqitje dherash, dëmtime infrastrukturore dhe bllokime rrugësh.

Situata më problematike paraqitet në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier, Berat dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqe të tjera gjendja mbetet nën monitorim ose pa rrezik të menjëhershëm. Strukturat e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Ministrisë së Mbrojtjes, janë angazhuar në terren për përballimin e emergjencës, evakuimin e banorëve dhe minimizimin e dëmeve.

Shkodër

Në fshatin Obot niveli i ujit ka arritur rreth 60 cm mbi rrugën kryesore, duke lejuar qarkullimin vetëm për mjete të tonazhit të lartë. Janë shtuar sipërfaqet e tokave bujqësore nën ujë, ndërsa 15 banesa janë të rrethuara nga uji në Vaun e Dejës. Në Malësinë e Madhe raportohen rrugë të bllokuara dhe prezencë uji, ndërsa në Fushë-Arrëz janë evidentuar shkarje dherash dhe dëmtime rrugore.

Lezhë

Rreth 3 mijë hektarë tokë bujqësore janë nën ujë. Janë evakuuar dy familje dhe rreth 100 banesa janë të rrethuara nga uji në Dajç, Babullojë, Balldren dhe Shënkoll. Raportohen rrëshqitje dherash në Torovicë dhe Tresh, si dhe punime për mbylljen e çarjes së argjinaturës në lumin Droje, në fshatin Dukagjin.

Vlorë

Niveli i lumit Vjosë në Novoselë ka kaluar mbi 8 metra. Janë evakuuar 13 familje pranë Urës së Mifolit dhe në Novoselë, ndërsa nuk raportohet hyrje uji në banesa.

Durrës

Situata është drejt përmirësimit, por po punohet për largimin e ujit nga rreth 800 banesa dhe objekte, kryesisht në zonën e burgut, ish-Kënetës, Shkozet dhe Nishtullë. 250 persona janë strehuar në Shtëpinë e Pushimit të FA-së në Durrës dhe 55 persona në Kovalishencën e Ministrisë së Brendshme. Lumenjtë Erzen dhe Ishëm, si dhe kanali i Tones, janë në kuota maksimale, ndërsa disa rrugë mbeten të bllokuara.

Në Bashkinë Krujë, si pasojë e çarjes së argjinaturës së lumit Droje, uji ka vërshuar në fshatrat Dukagjin i Ri dhe Miliska, ku janë prekur rreth 50 familje. Në Shijak raportohet prani uji në 15 banesa, kryesisht në Xhafzotaj, Maminas dhe Gjepalaj.

Kukës

Lumenjtë paraqiten në kuota të larta, por deri në këto momente nuk raportohen problematika apo rrezik për zonat e banuara.

Tiranë

Është evidentuar rritje e niveleve të lumenjve në zonat e Rrogozhinës dhe Kavajës, megjithatë situata paraqitet e qëndrueshme dhe pa rrezik të menjëhershëm për banesat.

Korçë

Në qarkun e Korçës janë raportuar disa rrugë të pakalueshme në Devoll, si dhe rrëshqitje dherash dhe bllokime rrugore në zonat e Pogradecit dhe Prrenjasit. Në Bashkinë Maliq, sipërfaqe të konsiderueshme tokash bujqësore janë nën ujë.

Berat

Rreth 95 hektarë tokë bujqësore janë përmbytur si pasojë e rritjes së nivelit të lumit Osum. Në lagjet “22 Tetori” dhe “Goricë” janë marrë masa për sigurimin e bizneseve, ndërsa po punohet për largimin e ujit nga pedonalja përmes pompave thithëse.

Fier

Në qarkun e Fierit raportohen rreth 200 hektarë tokë bujqësore të përmbytura dhe prezencë uji në 27 banesa në disa fshatra. Strukturat vendore dhe emergjencat civile janë në terren për menaxhimin e situatës.

Angazhimi i Forcave të Armatosura

Në total, për përballimin e situatës janë angazhuar rreth 150 efektivë të Forcave të Armatosura, mbi 20 mjete të kalueshmërisë së lartë dhe të tonazhit të rëndë, 10 gomone dhe motobarka shpëtimi, si dhe 15 pompa thithëse me kapacitete të ndryshme. Forcat janë dislokuar kryesisht në qarqet Shkodër, Lezhë, Vlorë, Durrës, Gjirokastër dhe Fier, me fokus evakuimet, përforcimin e argjinaturave dhe largimin e ujërave.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme