Sociale 6 January 2026, 16:57 Nga VNA

Situatë dramatike nga përmbytjet në vend, dëme të shumta nga Durrësi në Shkodër

Ndaje në Whatsapp
Situatë dramatike nga përmbytjet në vend, dëme të

Situatë dramatike me përmbytjet në vend. Durrësi dhe rrethinat vijojnë të jenë nën pushtetin e ujit. Banorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve, pasi sipas tyre situata mbetet problematike, sidomos në zonat periferike. Nga raportimet paraprake, rreth 10 familje nga njësitë administrative Rrashbull dhe Manzë janë prekur, pasi prurjet e mëdha të ujit kanë përmbytur banesat e tyre. Këto familje janë akomoduar për momentin pranë Konvaleshencës.

Përmbytjet kanë prekur edhe burgun e Durrësit. Për shkak se qelitë e katit të parë janë bërë të pabanueshme, të paraburgosurit janë zhvendosur në katin e dytë.

Në Fushë-Krujë, lumi Ishëm ka dalë nga shtrati duke përmbytur dhjetëra hektarë tokë bujqësore. Në Shkodër, 15 banesa janë nën ujë dhe situata mbetet shqetësuese. Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, përroi i Glinës në Vaun e Dejës ka dalë nga shtrati.

Për më shumë se dy orë, rruga Laç–Milot u bllokua për shkak të mosfunksionimit të kanaleve kulluese. Si pasojë, qarkullimi i automjeteve u paralizua, duke krijuar radhë të gjata.

Reshjet kanë shkaktuar probleme edhe në Rrugën e Arbrit. Në segmentin e Xibrit, nga tuneli i Murrizit deri te tuneli numër dy në fshatin Shkallë, janë shënuar rrëshqitje dherash.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme