Sociale 18 August 2025, 10:53 Nga VNA

Situata e zjarreve në vend: 23 vatra në 24 orët e fundit, flakët ende aktive në Bulqizë dhe Fushë Arrëz

Ndaje në Whatsapp
Situata e zjarreve në vend: 23 vatra në 24 orët e fundit,

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve në vend për periudhën nga ora 09:00 e 17 gushtit deri në orën 09:15 të 18 gushtit 2025. Sipas njoftimit zyrtar, në Shqipëri janë evidentuar 23 vatra zjarri, prej të cilave 16 janë shuar plotësisht, 4 mbeten aktive dhe 3 janë nën monitorim.

Vatrat e shuar ndodhen në Gramsh, Vlorë, Skrapar, Përmet, Durrës, Krujë, Memaliaj, Shkodër, Patos, Delvinë dhe Elbasan. Ndërkohë, situata mbetet kritike në disa zona:

Bulqizë: dy vatra aktive në Tërnovë (Liqeni i Zi dhe Valikardhë) dhe një në fshatin Val, ku ndërhyjnë forcat zjarrfikëse, pyjore dhe bashkiake.
Fushë Arrëz: disa vatra jashtë kontrollit në fshatrat Xeth, Kolumri dhe Trun; terreni i vështirë ka mobilizuar 50 efektivë të Forcave të Armatosura me mjete zjarrfikëse.
Kolonjë, Parku Natyror i Gërmenjit: vatër aktive që po përhapet drejt kufirit, ndërhyrje nga zjarrfikësit, strukturat vendore dhe 30 ushtarë të repartit të Drenovës.
Vatra të tjera në Vaqarr, Pezë Helmës, Ibë dhe Delvinë mbeten nën mbikëqyrje të autoriteteve.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në bashkëpunim me Forcat e Armatosura, shërbimet zjarrfikëse, strukturat vendore dhe banorët e zonave të prekura, vijon punën për neutralizimin e plotë të vatrave dhe mbrojtjen e komuniteteve.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme