Sociale 4 February 2026, 18:28 Nga VNA

Sistemi SelfCare jashtë funksionit, Tatimet shtyjnë afatin për deklarimin e inventarit

Ndaje në Whatsapp

Sistemi SelfCare jashtë funksionit, Tatimet shtyjnë afatin për

Pas problemeve të shfaqura prej më tepër se dy javësh në sistemin SelfCare, Tatimet njoftuan sot shtyrjen e afatit të deklarimit të inventarit analitik të 2025.

Administrata Tatimore informon tatimpaguesit se afati për deklarimin e inventarit analitik 31.12.2025, shtyhet deri më 20.02.2026.

Kjo shtyrje e afatit realizohet me qëllim garantimin e përmbushjes së saktë dhe korrekte të këtij detyrimi ligjor nga ana e tatimpaguesve.

Inventari duhet të përmbajë informacione në lidhje me lëndën e parë, produktet e gatshme, mallrat për rishitje, të detajuara në njësi, sasi çmim dhe vlerë.

Deklarimi i inventarit duhet të kryhet elektronikisht në sistemin e tatimeve e-Filing, në rubrikën “Çështjet e mia”, brenda datës 20.02.2026, duke u ngarkuar me emërtimin “Inventari 31.12.2025”.

Administrata Tatimore u bën thirrje të gjithë tatimpaguesve që të përmbushin me korrektesë këtë detyrim ligjor brenda afatit të përcaktuar, me qëllim shmangien e verifikimeve në vend dhe aplikimit të penaliteteve përkatëse./Monitor.al/

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme