Sociale 18 February 2026, 19:46 Nga VNA

Sistemi AFMIS i Financave del “jashtë loje”, APP: Pajisuni me numër transaksioni për tenderat

Ndaje në Whatsapp

Sistemi AFMIS i Financave del “jashtë loje”, APP: Pajisuni me

Agjencia e Prokurimit Publik njoftoi se institucionet publike duhet të pajisjen me numër transaksioni për procedurat e prokurimit. Shkak është bërë mosfunksionimi i Sistemit Informatik të Menaxhimit Financiar i Shqipërisë(AFMIS).

Procedura e mirëmbajtjes ka mbetur peng i procedurave të prokurimit që nga korriku i vitit të shkuar. Në njoftimin e shkurtër të APP thuhet se kjo praktike që duhet të ndjekin insitucionet lidhet me një urdhër të datës 4 shkurt.

“Njoftohen të githë Autoritetet/ Entet Kontraktore buxhetore të cilët për zhvillimin e procedurave të prokurimit duhet të pajisen me numër transaksioni nga dega e thesarit, se: Referuar Urdhër Nr.18 Prot.,datë 04.02.2026 “Për vijimin e procesit të ekzekutimit të buxhetit të shtetit për vitin 2026, në kushtet e mosfunksionimit të Sistemit Afmis”, të Ministrisë së Financave, autoritetet/entet kontraktore duhet të kërkojnë në adresën e email-it  [email protected], heqjen e integrimit me AFMIS me qëllim vijueshmërinë  e hapave të mëtejshem të procedures” thuhet në njoftim.

Tenderi i AFMIS ende i pafinalizuar

Kohëve të fundit sistemet e informacionit të institucioneve po tregojnë dobësi të theksuara të lidhura me faktin se kontratat e tyre të mirëmbajtjes nuk po arrijnë të finalizohen madje as ato që lidhen me shërbimin e internetit.

Tenderi “Mirëmbajtja e Sistemit Informatik të Menaxhimit Financiar (AFMIS) – Për Ministrinë e Financave” u çel në mes të korrikut të vitit të kaluar me një fond limit rreth 1.7 milionë euro.

Por ashtu siç ka ndodhur me procedurat e tjera të AKSHI edhe ky tender ka kaluar në një sërë ankimimesh ku për më të fundit Komisioni i Prokurimit Publik dha vendimin në 27 janar duke rrëzuar ankesën. Ende nuk është e qartë se çka ndodhur me procedurën dhe në cilën fazë është ajo.

E njëjta gjë mbetet edhe për procedura të tjera që lidhen me sistemet e IT që kanë kohë që zvarriten mes ankesash dhe pezullimesh në KPP dhe që herë autoriteteve u është dhënë “ok” për të vazhduar dhe herë janë kthyer për rishikim apo rivlerësim./Monitor.al/

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme