Sociale 17 February 2026, 08:43 Nga VNA

Si u mohua vatra e fruthit në Tiranë/ Kopshti u karantinua 21 ditë, Ministria e Shëndetësisë dhe ISHP fshehën procesverbalin

Ndaje në Whatsapp
Si u mohua vatra e fruthit në Tiranë/ Kopshti u karantinua 21

Ky është kopshti jo publik në një kompleks në rrugën e Kavajës, ku në datën 12 janar të këtij viti ka pasur 5-6 fëmijë të pavaksinuar të infektuar me fruth.

Në respekt të konfidencialitetit të biznesit privat, nuk do të publikojmë emrin e kopshtit, i cili ka respektuar të gjitha procedurat konform rregullave të shëndetit publik për mos përhapjen e sëmundjeve infektive, duke njoftuar vetë Drejtorinë e Shëndetit Publik të Tiranës, që në momentin kur u konstatuan dy fëmijët e parë me fruth.

Menjëherë më pas, në këtë kopsht kanë mbërritur epidemiologët e Tiranës për hetimin dhe izolimin e rasteve, për të ndërprerë zinxhirin e përhapjes së fruthit tek të vegjlit e tjerë që frekuentojnë këtë kopsht dhe për të vijuar hetimin epidemiologjik. Top Channel ka mësuar se duke nisur nga data 12 janar 2026, në respektim të procedurave të Drejtorisë së Shëndetit Publik, ky kopsht është karantinuar për 21 ditë. Madje, për këtë ka edhe një procesverbal, të cilin e disponojnë si administratorët e kopshtit, po ashtu edhe Drejtoria e Shëndetit Publik.

Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë duhet të mbajnë përgjegjësi për procesverbalin që kanë mbajtur dhe e fshehin duke e mohuar publikisht, ndërsa për vërtetësinë e lajmit kujdesemi ne. Kur bëhet fjalë për sëmundje si fruthi tek fëmijët, duhet të jenë këto dy institucione shëndetësore që të na paraprijnë me informacion dhe masa, e jo të tremben nga e vërteta, e cila nuk bën gjë tjetër përveçse rrit sensibilizimin e prindërve për të shtuar kujdesin dhe për të vaksinuar fëmijët, në këtë rast, por jo vetëm.

/Top Channel

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme