Sociale 24 February 2026, 09:20 Nga VNA

Shumë trafik e ndotje, pak njerëz, por mbetemi ndër të fundit në Europë për veturat/banorë në 2024

Ndaje në Whatsapp
Shumë trafik e ndotje, pak njerëz, por mbetemi ndër të

Ndërsa numri i banorëve në Shqipëri ka zbritur në 2.36 milionë, në kontrast numri i mjeteve sa vjen e po shtohet. Censi i vitit 2023 reduktoi me të paktën 400 mijë numrin e banorëve në vend, çka bëri që treguesit për frymë të kërcejnë për shkak të reduktimit të popullsisë.

Kjo bëri që dhe raporti i numrit të automjeteve të pasagjerëve në raport me popullsisë të kërcejë në 328 mjete për 1000 banorë në vitin 2024, nga 232 që ishte ky tregues në 2022-n, para Censit. Të dhënat janë bërë publike nga Eurostat, ku raportohen të gjitha shtetet e Europës.

Pavarësisht rritjes, që në pjesën më të madhe i dedikohet rregullimit statistikor të popullsisë, Shqipëria vijon të mbetet ndër vendet me numrit më të ulët të autoveturave në raport me popullsinë. Sipas të dhënave të Eurostat, mesatarja e bashkimit Eurpoian në vitin 2024 ishte 578 mjete pasagjerësh për 1000 banorë, apo 75% më e lartë se në Shqipëri.

Ky tregues është në kontrast me trafikun e lartë me të cilën përballen shumë zotërues automjetesh si në rrugët ndërqytetetase, ashtu dhe brenda tyre, sidomos në Tiranë e Durrës. Krahas trafikut, edhe ndotja që ato shkaktojnë është shumë e lartë, për shkak se pjesa më e madhe e tyre është më naftë. Shumë shpesh tymi i zi që lëshojnë makinat në mes të qytetit, të depërton direkt në mushkëri.

Në rajon, Shqipëria, që dikur ishte e parafundit (Turqia e fundit) ka lënë pas dhe Bosnjë Hercegovinën (321), Maqedoninë e Veriut (318) dhe Kosovën (232). Në rajon na e kalon Mali i Zi (417) dhe Serbia (377).

Edhe nëse bëhen llogaritjet me vitin 2025, duke u bazuar në numrin e autoveturave në fund të vitit, që sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, ishte 847 mijë autovetura, treguesi rritet në 358 mjete/1000 banorë, duke mbetur sërish më e ulët se Serbia.

Sipas publikimit të Eurostat për transportin në Europë, norma e motorizimit për automjetet e pasagjerëve në rrugë është numri i makinave të pasagjerëve në raport me madhësinë e popullsisë. Në BE, ky tregues ishte mesatarisht 578 makina pasagjerësh për 1 000 banorë në vitin 2024. Normat më të larta të motorizimit u regjistruan në Itali (701 për 1 000 banorë), Luksemburg (670 për 1 000 banorë), Finlandë (666 për 1 000 banorë) dhe Qipro (661 për 1 000 banorë). Normat më të ulëta u regjistruan në Letoni (424 për 1 000 banorë), Rumani (444 për 1 000 banorë) dhe Hungari (447 për 1 000 banorë).

Në Shqipëri, regjistrimet e reja janë akoma me naftë, Europa drejt benzinës e mjeteve elektrike

Të dhënat e Eurostat, në publikimin e fundit për Transportin në Bashkimin Europian tregojnë se 66.2% e mjeteve të pasagjerëve që u regjistruan për herë në 2024-n në vend ishin me naftë, një peshë shumë më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Europian prej rreth 15%.

Në total, në Shqipëri u regjistruan për herë të parë 85.7 mijë mjete të pasagjerëve në 2024-n, nga të cilat 56.7 mijë ishin me naftë. Me benzinë ishin 17.6% e mjeteve, me peshën që është ndër më të ulëtat në Europë dhe me energji alternative 12.9%. Makinat elektrike përbënin vetëm 3.3% të totalit.

Tendenca është krejt e ndryshme nga çfarë po ndodh në Europë. Të dhënat e Eurostat tregojnë se në Europë po përshpejtohet tranzicioni drejt automjeteve elektrike dhe alternativave më pak ndotëse. Në BE, vetëm 14.9% e mjeteve që u regjistruan në 2024-n ishin me benzinë; 58.6% ishin me benzinë; 11.9% ishin elektrike dhe 14.6% me energji alternative./Monitor

Video

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme