Sociale 23 December 2025, 22:52 Nga VNA

Shqiptarët shkojnë tek dentisti vetëm kur dhimbja nuk kalon

Ndaje në Whatsapp

Shqiptarët shkojnë tek dentisti vetëm kur dhimbja nuk kalon

Shqiptarët ende nuk e kanë bërë kulturë dhe rutinë të tyre vizitën tek dentisti në mënyrë periodike. Sa më e madhe është mosha, aq  më të pakta janë konsultat për shëndetin oral dhe shumica shkojnë tek dentist kur dhimbja nuk ndalon.

Mjekët stomatolog apelojnë që të rritet përgjejshmëria e higjenës orale tek të rriturit. Ata thonë se parandalimi është trajtimi më i mirë.

“Problemi më i madh është siptomatologjia që i sjell ato, dhimbja ose infeksioni shumë i madh i sistemi dentar. Ndikon shumë ushqyerja, trashgimia, por kujdesi është prioritet i të gjitha prioriteteve”, është shprehur stomatologu, Hydajet Ponari.

Kur flitet për fëmijët situata është ndryshe. Futja e shërbimit të stomatologut në shkolla ka rritur ndërgjegjësimin por edhe trajtimin në kohë të problematikave të dhëmbëve, qoftë ajo e kariesit dentar apo dhe problemeve ortodontike./Euronews Albania/

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme