Sociale 12 Gusht 2025, 10:10 Nga VNA

Shqiptarët dhe turistët shpenzuan 800 milionë euro në bare e restorante më 2023

Ndaje në Whatsapp
Shqiptarët dhe turistët shpenzuan 800 milionë euro në bare e

Çmimet më të larta dhe fluksi i turistëve po rrit me shpejtësi qarkullimin e të ardhurave në bizneset e shërbimit ushqimor “ Catering dhe restorante, bare etj”.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2023 të ardhurat e bizneseve në sektorin e shërbimit ushqimor ku përfshihen edhe baret arritën në 80,7 miliardë lekë një vlerë e përafërt me 800 milionë euro, duke shënuar rritje vjetore me 17 për qind. Fitimet neto ishin 13.8 miliardë lekë ose 17 % e xhiros totale me 2023.

Të ardhurat në këto biznese kanë një rritje të qëndrueshme në dekadën e fundit, por përshpejtimi nisi në vitin 2017, ku zhvillimet në sektorin e turizmit u bënë më intensive, sidomos në zonat bregdetare.

Në vitet e pandemisë 2020-2021 për shkak të masave kufizuese të ardhurat në bizneset e restoranteve pësuan rënie, por iu kthyen rritjes së shpejtë në dy vitet pasuese 2022 dhe 2023.

Rritja e të ardhurave në këto biznese po ndodh kryesisht për dy arsye. E para, numri i turistëve që vizitojnë Shqipërinë po rritet me ritme të larta nga viti në vit, çka ka ndikuar në zgjerimin e konsumit në këto njësi. Së dyti të ardhurat në këto biznese janë ndihmuar edhe nga rritja e çmimeve. Pas pandemisë Covid-19 dhe luftës në Ukrainë çmimet e ushqimeve (lënda e parë e restoranteve) pësuan rritje të fortë. Gjithashtu edhe çmimet e kafesë dhe pijeve të tjera në bare u rriten. Më 2023 inflacioni në grupin e ushqimeve ishte mbi 13 për qind. Rritjen më të lartë e pësuan recetat me bazë mishi, të cilën kuzhina shqiptare e ka pikë të fortë.

Teksa fitimet dhe qarkullimi në sektorin e bareve dhe restoranteve janë rritur, në anën tjetër numri i bizneseve erdhi në tkurrje ndërmjet 2019 dhe 2023. Kjo për shkak të konsolidimit të bareve dhe restoranteve në rrjetë të mëdha dhe falimentit të bareve të vogla në zonat rurale prej tkurrjes së popullsisë.

Teksa treguesit financiare te bareve dhe restoranteve u rriten ndjeshëm dy vitet e fundit, numri i të punësuarve në këto biznese në vitin 2023 ishte vetëm 2.3% më i lartë se në vitin 2022.

Të dhëna të tërthorta për rritje e numrit të vizitorëve dhe çmimeve garantojnë se qarkullimi në këto biznese ka pësuar rritje edhe në vitet pasuese 2024-2025. Çmimet e restoranteve në vendin tonë janë ende më të lira se në Europën Perëndimore. Kuzhina shqiptare me një miks recetash mesdhetare dhe vendase është një atraksion që po tërheq gjithnjë e më shumë turistë.

Kuzhina shqiptare është një pjesë e çmuar dhe ende e pazbuluar e Mesdheut. Recetat shqiptare janë një mozaik me identitet të fortë kombëtar me ndikime osmane, italiane dhe ballkanike. Ndryshe nga pjesa tjetër e rajonit të Mesdheut kuzhina shqiptare është më pak e komercializuar, çka përbën një potencial të madh për rritje të mëtejshme.

Emigrantet kanë bërë bashkë pjatat më të preferuara të Mesdheut, si picat dhe pastat e Italisë, sufllaqet e Greqisë, qoftet e Turqisë, teksa kuzhina tradicionale vendase dy vitet është në ekspansion.

Turizmi gastronomik ka një interes në rritje për eksperienca autentike dhe ushqime tradicionale dhe Shqipëria mund të ofrojë një përvojë të rrallë. Por nga ana tjetër zhvillimi i restoranteve kërkon më shumë standardizim, trajnime për stafin dhe më shumë promovim të ushqimit tradicional./MONITOR

Video

Një format i ri propagande nga Ministrja e Shëndetësisë: shpërnda video me këngë se vallen e heqin shqiptarët që paguajnë që Evis Sala me shokë e shoqe të vjedhin pa i hyrë gjemb ne këmbë. Live nga Spitali i Elbasanit

Mijëra mbështetës të presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolás Maduro, shkelën rrugët e Karakasit të premten në një protestë masive, duke kërkuar lirimin e tij, pas arrestimit nga forcat amerikane më 3 janar në një operacion ushtarak, sipas zyrtarëve lokalë dhe raporteve ndërkombëtare. Demonstrata u zhvillua në 68-vjetorin e rënies së diktaturës së Marcos Pérez Jiménez (1948–1958) dhe shënoi një nga tubimet më të mëdha pro-Maduro që nga operacioni ushtarak amerikan. Në sheshin kryesor pranë O’Leary në qendër të Karakasit, protestuesit valëviten flamuj dhe mbajnë pankarta duke kërkuar kthimin e Maduros dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores, që aktualisht janë në Shtetet e Bashkuara, ku pritet të përballen me akuza federale, përfshirë konspiracion për narco-terrorizëm. Një banderolë e madhe lexonte: “Ne i duam ata përsëri”, ndërsa qytetarë të shumtë shprehën zemërim ndaj asaj që e quajtën një “kapje të paligjshme” nga autoritetet amerikane. “Arrestimi i Maduros ishte i padrejtë,”

Cikloni “Harry” ka goditur ishullin e Siçilisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, të cilat sipas guvernatorit Renato Schifani arrijnë 720 milionë euro. Qeveria rajonale ka shpërndarë menjëherë 70 milionë euro për të përballuar emergjencat më urgjente. Situata e rëndë ndikohet nga reshje të vazhdueshme dhe dallgë deri në 9 metra, duke dëmtuar infrastrukturën, pasuritë arkeologjike dhe zonat bregdetare. Në Sardenjë, dëmet e shkaktuara nga moti i keq vlerësohen gjithashtu në qindra milionë euro, ndërsa autoritetet kërkojnë mbështetje shtesë financiare nga qeveria në Romë.

Policia në Long Island iu përgjigj një alarmi për vjedhje në një bankë, por në vendngjarje u përball me një situatë të pazakontë. Një dre ishte futur brenda godinës pasi kishte thyer një nga dritaret, duke shkaktuar dëme të shumta dhe duke mbetur e bllokuar brenda. Pas ndërhyrjes, efektivët arritën ta kapnin drerin në mënyrë të sigurt dhe ta nxirrnin jashtë përmes dritares së thyer.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme