Sociale 6 December 2025, 18:23 Nga VNA

Shqipëria si kamp pritës emigrantësh!

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria si kamp pritës emigrantësh!

“I jemi borxhlinj Italisë për shkak të historisë”, u shpreh Kryeministri Rama më 15 tetor 2024, kur shpalli lajmin se në Gjadër do të ngrihej një kamp pritës refugjatësh, një kamp që prodhoi polemika të forta, sidomos në Itali.

Por me siguri të plotë kreu i qeverisë deklaronte se nuk do të kishte kampe të tjera… por nuk rezulton kështu!

Prej ditës së djeshme u deklarua se për 24 muajt e ardhshëm Shqipëria po parashikon ngritjen e 20 qendrave pritëse për emigrantët nga Afganistani, Pakistani, Irani, Siria, Libani dhe Gaza.

Prej këtyre qendrave, rrugët përmes vendit tonë do t’i kalojnë më pas drejt vendeve si Serbia apo Greqia. Nëse qendra e parë u vendos në Gjadër, tashmë këto qendra të reja do të vendosen në jug të Shqipërisë. Korça, Gjirokastra dhe Vlora do të jenë vendet pritëse për këta emigrantë.

Ngritja e tyre do të jetë në përmasa me kapacitete që variojnë nga 100 deri në 410 shtretër. Plani bazohet në projektvendimin “Për miratimin e Planit Kombëtar të Kontigjencës për flukset e përziera migratore 2026–2028”.

Projektvendimi është miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit Konsultativ të Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV), që funksionon si institucion në varësi të ministrit Ervin Demo.

Jo pak raste, nëse lëviz në këto qarqe, hasesh me emigrantë nga Afrika dhe Azia, të cilët enden dhe janë pre e trafikantëve që premtojnë t’i kalojnë drejt doganave evropiane, por që i braktisin rrugëve sapo hasen me policinë.

Plani i parashikuar për ngritjen e kapaciteteve pritëse emergjente për menaxhimin e flukseve migratore mbështetet mbi një shpërndarje të balancuar. Këto qendra synojnë të shfrytëzojnë infrastrukturën ekzistuese publike, hapësirat e braktisura apo truallin e lirë, duke garantuar reagim të shpejtë dhe funksional në rast të flukseve të papritura migratore, sipas raportit të publikuar deri më tani.

Në qarkun e Korçës parashikohet ngritja e disa strukturave të akomodimit emergjent. Në këtë qark është parashikuar fshati Floq në Njësinë Administrative Mollaj.

Në Pogradec po shihen mundësi për ngritjen e qendrave me kapacitet të konsiderueshëm.

Në Devoll, hapësirat e qytetit të Bilishtit dhe të fshatit Bitinckë ofrojnë gjithsej mbi 11.500 m², duke e bërë këtë bashki një nyje të rëndësishme pritjeje.

Por nuk do të kursehet as qarku i Vlorës. Janë identifikuar disa hapësira kryesore si konviktet e “Qytetit të Studentit” dhe të Shkollës Industriale, si dhe objekte që mund të përshtaten për akomodim, si Pallati i Sportit “Flamurtari”, Shkolla e Marinës dhe zyrat e Njësisë Administrative Novoselë. 

Ende ka pikëpyetje dhe skepticizëm për ngritjen e këtyre kampeve, së pari sepse të dhënat janë ende të pakta, por edhe mbi faktin që kampi i Gjadrit dështoi, ndërkohë që nuk dihet se si këto kampe do të funksionojnë. Denada Jushi/ acqj.al

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme