Sociale 17 October 2025, 12:57 Nga VNA

Shqipëria, niveli më i lartë i varfërisë e përjashtimit social në Europë dhe në 2024, rekord Veriu

Ndaje në Whatsapp

Shqipëria, niveli më i lartë i varfërisë e

Në Shqipëri, 40.5% e popullsisë është në rrezik varfërie ose përjashtimi social, për vitin 2024, sipas të dhënave që u publikuan së fundmi nga INSTAT.

Kjo do të thotë se 40.5% e popullsisë plotësojnë të paktën një nga këto tre kritere:

-Janë në rrezit të varfërisë monetare – të ardhurat e një personi janë më të ulëta se 60% e mesatares kombëtare.

-Kanë mungesa materiale ose sociale të rënda – personi nuk ka mundësi të përballojë shpenzime bazë si ngrohja, pagesa e faturave, blerja e ushqimit, rrobave, pushimeve etj.

-Jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët pune – kur të rriturit në një familje punojnë shumë pak ose aspak gjatë vitit.

Ndonëse në krahasim me vitet e mëparshme rreziku i varfërisë dhe përjashtimit social është ulur (nga 44.5%), që ishte në 2022, të dhënat krahasuese të Eurostat tregojnë se Shqipëria ka nivelin më të lartë në Europë dhe sa dyfishi i mesatares së BE-së prej 21%.

Në rajon, varfërinë dhe përjashtimin social më të ulët e ka Serbia, me 24.3%, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut (30%, me të dhënat e vitit 2023) dhe Mali i Zi me 34.1% (të dhënat e vitit 2022). Mungon informacioni për Kosovën dhe Bosnjë Hercegovinën.

Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, në vitin 2024 rreth 21% e popullsisë së Bashkimit Europian ishte në rrezik për varfëri ose përjashtim social – që do të thotë se më shumë se 95 milionë qytetarë të BE-së përfshiheshin në të paktën një nga tre kategoritë e treguesit: varfëri monetare, mungesë materiale/sociale, ose intensitet i ulët pune në familje.

Normat ndryshojnë ndjeshëm midis vendeve. Normat më të larta janë regjistruar në Bullgari, Rumani, Greqi dhe Spanjë, ku mbi 26–30 % e popullsisë rrezikon përjashtim social. Vendet me rezultatet më të mira janë Sllovenia, Çekia, Finlanda dhe Holanda, ku përqindja zbret nën 13 %. Mesatarja e BE-së qëndron në 21 %, një nivel pothuajse i pandryshuar krahasuar me një vit më parë, por më i ulët se dekadën e kaluar.

Këto të dhëna tregojnë se, megjithëse standardi i jetesës është përmirësuar në disa ekonomi të Europës Veriore dhe Qendrore, pabarazitë rajonale mbeten të forta, veçanërisht në vendet e Europës Jugore dhe Lindore, ku kombinimi i të ardhurave të ulëta dhe punësimit të pasigurt vazhdon të mbajë një pjesë të madhe të popullsisë në rrezik social.

Në vitin 2024, në 93 prej 243 rajoneve NUTS 2 në Bashkimin Europian, norma e rrezikut për varfëri ose përjashtim social ishte më e lartë se mesatarja e BE-së prej 21 %. Vetëm katër rajone kishin të njëjtën normë, ndërsa 146 ishin nën mesatare.

Nga ana tjetër, 26 rajone regjistruan norma mjaft të ulëta, më pak se 12,5 %. Mes tyre përfshiheshin rajone të Italisë veriore (p.sh. Provincia Autonome e Bolzano — 6,6 %) dhe rajone në Çeki,
Austri dhe vende të tjera të BE-së.

Rajone me nivele të larta rreziku përfshin disa nga ato në Greqi, Bullgari, Spanjë, Itali dhe Rumani. Në rastin e Greqisë për shembull, 5 rajone e kaluan pragun 33 %.

Veriu, i dyti më i varfri në Europë

Në renditjen sipas rajoneve, të dhënat e Shqipërisë janë për vitin 2022 (kur treguesi total ishte 44.5%). Veriu i Shqipërisë është i dyti me nivelin më të lartë të varfërisë dhe përjashtimit social, me 47.1%, duke lënë pas vetëm zonën e Guyane (që i referohet Guajanës Franceze (French Guiana), një rajon i jashtëm (overseas region) i Francës, që ndodhet në Amerikën e Jugut, në kufi me
Brazilin dhe Surinamin), praktikisht duke e bërë veriun e Shqipërisë më të varfrin në territorin e Europës. Qendra kishte një nivel prej 44.1% dhe Jugu prej 42.6%.

Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Varfërisë

Sot është Dita Ndërkombëtare për Eleminimin e Varfërisë. Për këtë arsye Eurostat ka publikuar të dhënat dhe fton institucionet dhe qytetarët të përqafojnë veprime që reduktojnë varfërinë dhe përjashtimin social në të gjitha rajonet e BE-së.

Ky tregues është një masë e kombinuar e standardit të jetesës dhe përfshirjes sociale, që ndihmon BE-në të krahasojë pabarazitë dhe të vlerësojë ndikimin e politikave sociale midis rajoneve dhe vendeve anëtare.

Në Shqipëri, ndër më të varfrit e Europës, këto ftesa çuditërisht mungojnë!

Personat në rrezik varfërie ose përjashtimi social (2024), %/ Monitor.al/ 

Shqipëria, niveli më i lartë i varfërisë e

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme