Sociale 26 September 2025, 13:52 Nga VNA

Shqipëria në listën e 10 vendeve me rënien më të madhe të popullsisë në botë

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria në listën e 10 vendeve me rënien më të

Prej kohësh rritja e popullsisë shihej si tregues i zhvillimit dhe mirëqenies, por sot një pjesë e botës po përballet me një realitet të ri: tkurrjen demografike.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, aktualisht 42 vende dhe territore po përjetojnë rënie të popullsisë, me disa prej tyre në ritme shumë më të larta. Pjesa më e madhe e këtyre vendeve ndodhen në Evropën Lindore, ku Kosova, Moldavia dhe Maqedonia e Veriut shënojnë ndër rëniet më të theksuara. Shkaku kryesor mbetet emigracioni masiv drejt vendeve më të zhvilluara.

Shqipëria renditet në vendin e nëntë mes 10 vendeve me tkurrjen më të madhe të popullsisë në botë për vitin 2024. Banka Botërore e bazon këtë vlerësim mbi normat vjetore të rritjes demografike për çdo vend.

Ekspertët theksojnë se vendet e Evropës Lindore kanë njohur një nivel të lartë emigracioni gjatë dekadave të fundit, për shkak të diferencave të theksuara në paga me Evropën Perëndimore, si dhe lehtësive të lëvizjes që ka sjellë procesi i integrimit europian.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme