Sociale 16 February 2026, 13:21 Nga VNA

Shqipëria e dy shpejtësive, PBB-ja rritet, por varfëria kërkon një shekull për t’u zhdukur

Ndaje në Whatsapp

Shqipëria e dy shpejtësive, PBB-ja rritet, por varfëria

Projeksionet e fundit të Institutit të Vjenës për Studime Ndërkombëtare (WIIW) mbi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, kanë zbuluar një hendek të madh kohor midis rritjes ekonomike dhe mirëqenies sociale në vendin tonë.

Të dhënat sugjerojnë se, në skenarin më optimist, Shqipërisë mund t’i duhen rreth tri dekada për të arritur mesataren e PBB-së për frymë të BE-së. Megjithatë, lufta kundër varfërisë duket se i përket një shekulli tjetër, pasi kërkon më shumë se 100 vite. Kjo tregon se rritja e të ardhurave për frymë nuk po përkthehet në një jetë më të mirë për shtresat më të varfra të popullsisë.

Konvergjenca e të ardhurave për frymë me ato të BE-së parashikohet të ndodhë më shpejt, pasi PBB-ja është një mesatare e thjeshtë që fryhet nga performanca e mirë e pak sektorëve specifikë. Për shembull, rritja ekonomike mund të stimulohet nga sektori i ndërtimit apo energjisë, por nëse një pensionist apo një familje në fshat vazhdon të ketë të njëjtat të ardhura, niveli i varfërisë mbetet i palëkundur. Madje, statistika e PBB-së duket sikur rritet me shpejtësi edhe për shkak të efektit negativ të tkurrjes së popullsisë.

Për sa kohë që pasuria në vendin tonë mbetet e përqendruar në majën e një piramide njerëzish, ajo e ka të pamundur të ndikojë në përmirësimin e jetesës së shtresave të tjera, sidomos të atyre më të varfra.

Nga ana tjetër, ky raport dëshmon një ndarje rajonale: ekonomia e qendrës së vendit dhe zonat bregdetare po i afrohen më shpejt nivelit të BE-së, ndërsa zonat rurale dhe qytetet periferike mbeten të bllokuara në një cikël varfërie të vazhdueshme.

Analiza tregon se, ndonëse rritja ekonomike mund të përshpejtohet përmes integrimit tregtar, shpërndarja e mirëqenies dhe reduktimi i varfërisë janë procese strukturore shumë më të ngadalta. Edhe në skenarin më optimist të anëtarësimit të plotë, Shqipërisë do t’i duheshin mbi 100 vite për të eliminuar hendekun e varfërisë me vendet e BE-së.

Pa reforma rrënjësore në sistemin e pensioneve, në pagën minimale dhe pa politika për të mbyllur pabarazinë ekstreme, rritja e PBB-së do të shërbejë vetëm si një fasadë statistikore. Konvergjenca sociale rrezikon të mbetet një mision i pamundur, duke lënë pas breza të tërë në pritje të një mirëqenieje që në letër duket afër, por në realitet mbetet e paarritshme./Monitor.al/

Shqipëria e dy shpejtësive, PBB-ja rritet, por varfëria

 

Video

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 goditi prefekturën Kumamoto në Japoni, duke lënë mbi 100 të plagosur dhe dhjetëra të zhdukur pas shembjes së pjesshme të një qendre tregtare. Ngjarja shkaktoi dëme të mëdha materiale, ndërprerje të energjisë elektrike dhe pezullim të transportit, ndërsa u rekomandua evakuimi i rreth 300 mijë banorëve. Kryeministrja Sanae Takaichi ngriti një task-force emergjente dhe dërgoi 3,600 ushtarë për operacionet e kërkim-shpëtimit. Agjencia Meteorologjike e anuloi paralajmërimin fillestar për cunami, ndërsa autoritetet konfirmuan se centralet bërthamore në rajon nuk pësuan dëmtime.

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme