Sociale 31 January 2026, 10:38 Nga VNA

Shpenzimi mesatar për komunikimin celular u rrit për të katërtin vit radhazi

Ndaje në Whatsapp

Shpenzimi mesatar për komunikimin celular u rrit për të

Çdo përdorues shpenzoi mesatarisht pothuajse 9200 lekë për shërbime të komunikimeve celulare në vitin 2024. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), shpenzimi mesatar i shqiptarëve për këto shërbime u rrit me rreth 16% krahasuar me një vit më parë.

Kjo vlerë mbështetet në treguesin e të ardhurave mesatare për përdorues të operatorëve celularë (ARPU) dhe llogaritet si raport i të ardhurave nga shërbimet me pakicë me numrin total të përdoruesve aktivë.

Sipas këtij treguesi, shpenzimi mesatar i shqiptarëve për shërbimet celulare u rrit për të katërtin vit radhazi.

Shpenzimi mesatar për komunikimin celular u rrit për të

Gjithashtu, shpenzimi mesatar i shqiptarëve për çdo minutë thirrje celulare në vitin 2024 u rrit në 5.54 lekë për minutë, në rritje me 16% krahasuar me një vit më parë. Vlera bazohet në treguesin e të ardhurave mesatare për minutë (ARPM), që llogaritet si raport i të ardhurave nga shërbimet me pakicë me sasinë e minutave dalëse dhe tregon të ardhurat e sipërmarrësit për një minutë.

Dy operatorët e rrjeteve celulare, Vodafone Albania dhe One Albania, vitin e kaluar raportuan të ardhura prej komunikimeve elektronike në vlerën 27.9 miliardë lekë, në rritje me 8.9% krahasuar me një vit më parë.

Në ndarjen e tregut sipas xhiros së gjeneruar nga segmenti celular, Vodafone Albania ka thelluar dominimin e vet, me rreth 58% të totalit të tregut, nga 56% që mbante një vit më parë, ndërsa One Albania ka zbritur në 42% të tregut, nga 44% që zotëronte në 2023.

Vodafone Albania dominon edhe në volumin total të thirrjeve, internetit dhe mesazheve të shkruara, ndërsa statistikat zyrtare tregojnë se dy kompanitë kanë pjesë tregu të barabartë sipas numrit të përdoruesve aktivë.

Shpenzimi mesatar për komunikimin celular u rrit për të

Të dhënat e AKEP tregojnë se numri total i abonentëve celularë ose kartave SIM në fund të vitit 2024 arriti në rreth 3.4 milionë, e thënë ndryshe çdo banor në Shqipëri posedonte rreth 1.4 karta SIM, shifёr kjo mё e lartё se mesatarja europiane prej 1.25 karta SIM pёr banorё. Pjesërisht, kjo mund të jetë e lidhur me turizmin dhe përdorimin e përkohshëm të kartave SIM prej tyre.

Ndërsa, numri i kartave SIM aktive (numri i kartave tё përdorura për të kryer komunikime elektronike gjatë tre muajve të fundit) arriti në rreth 2.5 milionë, në rënie vjetore me 3.8%./Monitor.al/

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme