Sociale 22 November 2025, 12:56 Nga VNA

Shkolla të amortizuara dhe me lagështirë, Inspektoriati Shëndetësor ngre alarmin në raportin vjetor

Ndaje në Whatsapp

Shkolla të amortizuara dhe me lagështirë, Inspektoriati

Disa shkolla në Shqipëri vijojnë të përballen me kushte të papërshtatshme infrastrukturore, ku problematikat kryesore mbeten lagështira në ambientet e brendshme e të jashtme, amortizimi i godinave, mungesa e ngrohjes dhe e ujit, si dhe pajisjet e vjetra shkollore. Këto gjetje janë publikuar në raportin vjetor të Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor për vitin 2024.

Sipas raportit, gjatë vitit janë kryer gjithsej 4,033 inspektime dhe ri-inspektime në institucione arsimore publike dhe jopublike, që nga kopshtet dhe shkollat, deri te universitetet, konviktet dhe mensat. Qëllimi i inspektimeve ka qenë verifikimi i zbatimit të ligjeve dhe akteve nënligjore për të garantuar kushte optimale të mësimit, jetesës dhe shlodhjes për nxënësit dhe studentët.

Problemet e evidentuara tregojnë se në një pjesë të institucioneve arsimore mungojnë tualetet e përshtatshme për grupmoshat, si dhe infrastruktura bazë për zhvillimin normal të procesit mësimor, duke ngritur shqetësime mbi sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve.

Shkolla të amortizuara dhe me lagështirë, Inspektoriati

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme