Sociale 30 March 2026, 14:37 Nga VNA

“Shko bli gjilpërën përballë urgjencës” – qytetarët denoncojnë mungesa në spitalin e Korçës

Ndaje në Whatsapp

“Shko bli gjilpërën përballë urgjencës”

Në redaksinë e VNA ka mbërritur një shqetësim nga një qytetar lidhur me shërbimin në spitalin e Korçës. Sipas tij, pavarësisht se në dokumente dhe deklarata zyrtare thuhet se spitali është përmirësuar, realiteti që përballin pacientët është krejt ndryshe.

Qytetari shprehet se edhe për shërbime bazë mungojnë materialet mjekësore. “Një gjilpërë të vesh të bësh dhe të thonë shko bli përballë urgjencës, sepse nuk kemi,” shprehet ai, duke e cilësuar situatën si një mungesë serioze në një institucion shëndetësor publik.

Sipas tij, në spital dëgjohen vazhdimisht ankesa për mungesë mjekësh, ilaçesh dhe aparaturash. Ai shton se qytetarët përballen me kosto të larta, ndërkohë që nuk marrin shërbimin që presin.

“Po paguajmë kosto të madhe dhe nga ana tjetër dëgjojmë se nuk ka mjekë, nuk ka ilaçe, nuk ka aparatura. Ose të sjellin mjekë të zotë dhe ta bëjnë spitalin funksional, ose le ta mbyllin fare. Nuk mund të na tregojnë vetëm bukuri në letër,” shprehet qytetari në mesazhin e dërguar në redaksinë tonë.

Shqetësimi i ngritur ngre pikëpyetje mbi gjendjen reale të shërbimit në spitalin rajonal të Korçës dhe nevojën për ndërhyrje konkrete për përmirësimin e kushteve dhe garantimin e kujdesit shëndetësor për pacientët.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme