Sociale 7 Gusht 2025, 14:59 Nga VNA

Shkrimi i medias gjermane FAZ: Si po dështon kampi 1 miliard euro i Gjadrit

Ndaje në Whatsapp
Shkrimi i medias gjermane FAZ: Si po dështon kampi 1 miliard euro i Gjadrit

 

Kampet e emigrantëve të ndërtuar nga qeveria italiane në Gjadër dhe Shëngjin kanë tërhequr vëmendjen edhe të medias gjermane. 

 “Frankfurter Allgemeine Zeitung” hedh dritë mbi sfidat dhe kundërshtitë që po përballet projekti italian për trajtimin e emigrantëve në Shqipëri. 

Qendra në Gjadër, pjesë e marrëveshjes mes Romës dhe Tiranës, synonte të ishte një zgjidhje e re për menaxhimin e emigracionit jashtë kufijve të BE-së. 

Por, siç thekson artikulli, ky projekt po përballet me vështirësi ligjore, funksionale dhe politike, duke u shndërruar potencialisht në një dështim me kosto të lartë për Italinë dhe një goditje për strategjinë e BE-së ndaj emigracionit. Gazeta vë në dukje se, ndonëse investimi mund të shkojë deri në 1 miliard euro, rezultatet deri tani janë zhgënjyese.

Një kamp gjysmë bosh

Kampi i deportimit në Gjadër, në veri të Shqipërisë, është ndërtuar për të pritur deri në 144 persona, por aktualisht aty ndodhen vetëm 27 emigrantë, të gjithë burra. Për t’i menaxhuar, janë angazhuar 113 punonjës, mes tyre staf mjekësor, ekspertë ligjorë, ndërmjetës kulturorë, si edhe forca policore dhe karabinierë italianë. Ndërkohë, kampi tjetër në Shëngjin, i konceptuar si qendër fillestare pritjeje me kapacitet 880 persona, është pothuajse i boshatisur që prej hapjes në tetor 2024.

Lista e “vendeve të sigurta” bie poshtë

Shumica e të strehuarve aktualë në Gjadër janë nga Algjeria, Gana, Senegali, India dhe Pakistani. Tre vendet afrikane figuronin në listën italiane të “vendeve të sigurta të origjinës”, ndërsa dy vendet aziatike jo. Por një vendim i Gjykatës së Drejtësisë së BE-së (GJED) ka rrëzuar këtë listë, duke argumentuar se një vend mund të konsiderohet “i sigurt” vetëm nëse kjo vlen për të gjithë qytetarët e tij. Gjithashtu, gjykata theksoi se kriteret për këtë klasifikim duhet të jenë të qarta dhe transparente.

Ky vendim e ka bërë të pavlefshëm planin e Italisë për deportim të përshpejtuar drejt vendeve të sigurta përmes kampeve në Shqipëri – një plan që ishte miratuar nga Kryeministrja Giorgia Meloni në nëntor 2023.

Gjykatat italiane: Transferimi në Shqipëri është i paligjshëm

Prej muajsh, vendimet e gjykatave italiane kanë deklaruar se transferimi i emigrantëve me varkë drejt Shqipërisë shkel legjislacionin europian për të drejtën e azilit. Si rrjedhojë, shumë prej tyre janë rikthyer në Itali. Pikërisht këto vendime kanë çuar në boshatisjen e dy qendrave në Shqipëri.

Pse përdoret ende Gjadri?

Që nga muaji prill, Gjadri është përdorur si një qendër deportimi për azilkërkuesit që janë refuzuar përmes procedurave të zakonshme në Itali. Një vizitë e fundit e Avokatit të Popullit për të burgosurit në rajonin e Lacios nuk identifikoi probleme me kushtet në kamp, por raporti nënvizoi se kapacitetet ekzistuese në Itali janë të mjaftueshme, duke e bërë këtë strukturë të jashtme të panevojshme.

Një projekt me kosto të lartë dhe efekt të vogël

Kostoja për ndërtimin dhe funksionimin e kampeve në Shqipëri, të parashikuara për një periudhë 5-vjeçare, llogaritet nga 850 milionë deri në 1 miliard euro. Ish-kryeministri Matteo Renzi e ka quajtur këtë iniciativë “skandali më i shtrenjtë i viteve të fundit”. Kjo barrë financiare po kthehet në një sfidë politike për qeverinë Meloni.

Nga ana tjetër, Meloni dhe aleatët e saj vazhdojnë të kritikojnë gjyqtarët si “të politizuar”, por paqartësitë ligjore të projektit ishin të pritshme që përpara se të niste zbatimi.

Strategjia e dytë: Marrëveshjet me vendet e origjinës

Ndërkohë, Meloni po fokusohet në një tjetër shtyllë të politikës së saj të migracionit: marrëveshjet bilaterale me vendet e Afrikës së Veriut dhe Lindjes së Mesme. Ajo është takuar së fundmi me presidentin e Tunizisë, Kais Saied, dhe me liderët e Turqisë dhe Libisë, me synimin për të përforcuar bashkëpunimin në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Këto marrëveshje kanë ndikuar në uljen e fluksit të emigrantëve drejt Italisë në dy vitet e fundit.

Në fund, qeveria italiane shpreson që paketa e re për një sistem të përbashkët europian të azilit, e planifikuar për qershor 2026, të miratohet më herët. Reforma parashikon procedura më të shpejta, një listë të përbashkët të “vendeve të sigurta” dhe kthime më efikase të emigrantëve.

 

Burimi: Frankfurter Allgemeine Zeitung/ https://www.faz.net/aktuell/politik/ausland/eu-urteil-stoppt-melonis-albanien-migrationsplaene-110623028.html 

 

 

 

 

Video

Në kraterin Halema‘uma‘u të vullkanit Kīlauea në Hawai ka nisur një shpërthim i ri më 7 dhjetor. Shatërvanët e lavës nga dy ventet e vullkanit kanë arritur mbi 300 metra lartësi. Tefra e nxehtë ka shkatërruar një kamerë monitorimi rreth 500 metra larg, ndërsa venti jugor vazhdon ende të shpërthejë. Vullkani po nxjerr mbi 50,000 tonë gaz dioksid squfuri në ditë dhe plumi i tymit është ngritur mbi 6,000 metra. Autoritetet kanë paralajmëruar se era mund të çojë hi dhe grimca të imta qelqi drejt zonave të banuara.

Bethlehem ndezi pemën e Krishtlindjeve për herë të parë pas dy vitesh — një sinjal i rikthimit të shpresës në qytetin e shenjtë në Bregun Perëndimor.

New South Wales në bregun jug-lindor të Australisë, po përballet me një krizë serioze zjarresh. Sipas autoriteteve: • Janë regjistruar më shumë se 50 zjarre aktive në të gjithë shtetin.  • Një valë të nxehtësie ekstreme — me temperatura deri në 42 °C — ka përshpejtuar përhapjen e flakëve.  • Situata emergjente detyroi autoritetet të nxisin evakuime në masë për mijëra banorë në zonat më të rrezikuara, përfshirë zonën e Central Coast dhe bregdetin afër.  • Deri tani, disa shtëpi janë shkatërruar — ndër to në zonën e Koolewong, ku flakët përfshinë lagje banimi.  • Një numër i madh ekuipazhesh –, me qindra zjarrfikës dhe mjete zjarrfikëse – janë angazhuar për të frenuar shpërthimet. 

Tifozët e Tiranës "ndezin" kryeqytetin në prag të derbit me Partizanin, që starton në 18:00

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme