Sociale 24 November 2025, 16:47 Nga VNA

Shërbimi sekret amerikan trajnon anëtarët e Gardës së Republikës që mbrojnë zyrtarët e SPAK-ut

Ndaje në Whatsapp

Shërbimi sekret amerikan trajnon anëtarët e Gardës së

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ofruar asistencë të specializuar për Gardën e Republikës, strukturën që siguron mbrojtjen e zyrtarëve të lartë në Shqipëri.

Në një njoftim zyrtar, Ambasada e SHBA në Tiranë bëri të ditur se tetë anëtarë të Gardës, të angazhuar në sigurinë e zyrtarëve qeveritarë dhe prokurorëve të SPAK, kanë përfunduar një trajnim taktik të nivelit të lartë nga Shërbimi Sekret amerikan. Trajnimi u zhvillua në Akademinë Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit të SHBA në Budapest.

Ambasada thekson gjithashtu se SHBA vijon të mbështesë institucionet shqiptare duke ofruar pajisje taktike dhe programe të rregullta trajnimi për forcat që mbrojnë zyrtarët e drejtësisë.

“Jemi krenarë të punojmë me individët e guximshëm që mbajnë të sigurt drejtuesit e sistemit të drejtësisë në Shqipëri”, thuhet në njoftim.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme