Sociale 4 March 2026, 12:13 Nga VNA

Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, rritet çmimi i bukës në Korçë në 150 lekë

Ndaje në Whatsapp

Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, rritet çmimi i bukës në

Çmimi i bukës në qytetin e Korçës ka pësuar një rritje të ndjeshme gjatë ditëve të fundit, duke arritur deri në 150 lekë për një bukë masive.

Sipas qytetarëve, deri pak ditë më parë buka tregtohej me rreth 120 lekë, ndërsa aktualisht çmimi varion nga 140 deri në 150 lekë, në varësi të furrës dhe llojit të produktit.

Konsumatorët shprehen se janë përballur me një rritje të papritur të kostos në pikat ku furnizohen çdo ditë.

Ndërkohë kjo rritje e çmimeve vjen pak kohë nga shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, i cili çoi në izolimin total të juglindjes. Pronarë të disa furrave kanë deklaruar për mediat se rritja e çmimeve ka ardhur sipas tyre si pasojë e shtimit të shpenzimeve. Sipas tyre, edhe pse çmimi i miellit nuk ka pësuar ndryshime së fundmi, janë rritur kostot e tjera, si transporti apo energjia elektrike.

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme