Sociale 16 September 2025, 08:13 Nga VNA

Sërish paratë llaç e tulla; Një treta e investimeve në ekonomi shkoi për banesa më 2024

Ndaje në Whatsapp
Sërish paratë llaç e tulla; Një treta e investimeve

Gjatë vitit të kaluar ekonomia i përqendroi më tej investimet në banesa, teksa u ulën ato në teknologji dhe makineri dhe pajisje.

Të dhënat zyrtare të INSTAT nga  Formimi Bruto i Kapitalit Fiks (FBKF), tregojnë  se po thellohet tendenca ku investimet e reja nuk po orientohen drejt sektorëve produktivë, por në asete fiske që nuk gjerojnë prodhim dhe punësim në afatmesëm të tilla si banesat.

Formimi Bruto i Kapitalit Fiks (FBKF), mat investimin neto që një ekonomi bën për të ndërtuar kapacitete të reja prodhuese ose për të përmirësuar ato ekzistuese. Gjatë vitit të kaluar 31.5 për qind e investimeve neto në të gjithë ekonominë shkuan në banesa, duke u rritur nga niveli 30.8% i vitit 2023.

Investimet në makineri dhe pajisje paraqesin luhatje. Pesha e tyre ka shënuar një ulje nga 24.2% në 2023 në 23.9% në 2024, ndërkohë që brenda këtij grupi, pajisjet e transportit kanë rënë nga 7.4% në 7.2%, ndërsa investimet neto për makineritë e tjera kanë shënuar gjithashtu një rënie me 0.4 pike%.

Të dhënat tregojnë ngadalësim të orientimit drejt modernizimit teknologjik. Investimet në Pajisjet teknologjisë mbeten shumë të ulëta në nivel simbolik, duke reflektuar se ky sektor ende nuk është bërë prioritet në strukturën e kapitalit fiks. Në vitin 2024 investimet neto në këtë zë zunë vetëm 0.21 % të totalit të FBKF-së.

Një element që bie në sy është rritja e lehtë e investimeve në produkte të pronësisë intelektuale, nga 0.32% në 0.37%. Kjo, megjithëse e vogël, tregon një tendencë drejt zgjerimit të kapitalit të paprekshëm dhe inovacionit. Ndërkohë, kërkimet minerare dhe programet kompjuterike kanë ruajtur stabilitet, duke përfaqësuar një pjesë të vogël, por të qëndrueshme të investimeve.

Nga ana tjetër, bujqësia përmes pemtarisë, blegtorisë dhe pyjeve vijon të ketë peshë të vogël ose negative në strukturën e investimeve neto në ekonomi, duke nënvizuar dobësinë e këtij sektori në krahasim me ndërtimin dhe industrinë. Për shembull, blegtoria vazhdon të shfaqet me vlera negative, çka sinjalizon ulje të stokut të investimeve neto në këtë sektor apo dalje nga përdorimi.

Të dhënat tregojnë se struktura e kapitalit fiks në Shqipëri (investimet neto) mbetet e përqendruar tek ndërtimi dhe banesat dhe me orientim kryesisht në sektorët jo produktivë./ Monitor

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme