Sociale 9 April 2026, 17:41 Nga VNA

Segmenti i Rinasit, rruga që hapet gjithmonë “së shpejti”: qeveria provon edhe afatin e tretë

Ndaje në Whatsapp

Segmenti i Rinasit, rruga që hapet gjithmonë “së

Segmenti i parë i autostradës Tiranë-Durrës deri te mbikalimi i Rinasit po hyn në një traditë të re infrastrukturore: çdo muaj një afat i ri. Fillimisht u tha se punimet do të mbylleshin në dhjetor. Më pas kalendari u korrigjua për janarin. Tani qeveria ka vendosur një datë të tretë: javën e parë të majit.

Pra, përveç asfaltit dhe betonit, projekti duket se ka prodhuar edhe një seri afatesh që zgjaten me një fleksibilitet të admirueshëm.

Gjatë një inspektimi në terren këtë të enjte, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, siguroi se punimet janë në fazën përfundimtare dhe se segmenti do të hapet brenda javës së parë të majit.

“Brenda javës së parë të muajit maj ky lot i këtij segmenti do të hapet plotësisht. Ky aks ka rëndësinë e tij për lidhjen e portit të Durrësit me Morinën dhe për lidhjen mes Veriut me hyrjen në Tiranë por edhe sa i takon turizmit. Duhet të theksojmë që në këtë segment po punojmë me disa projekte të tjera si Bypassi i Tiranës dhe segmenti Kashar-Lekaj”, tha Karakaçi.

Segmenti konsiderohet i rëndësishëm për trafikun hyrës dhe dalës nga Tirana, për lidhjen me portin e Durrësit dhe për qarkullimin drejt veriut të vendit. Për qytetarët, megjithatë, rëndësia kryesore nuk është më data e radhës që shpallet, por momenti kur një nga këto data do të vendosë më në fund të përputhet me realitetin.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme