Sociale 7 January 2026, 17:25 Nga VNA

Sa duhet të fitosh për të blerë një apartament në Tiranë?

Ndaje në Whatsapp

Sa duhet të fitosh për të blerë një apartament në

Blerja e një apartamenti me sipërfaqe 70–80 m² në Tiranë mbetet një sfidë e madhe financiare për shumicën e familjeve ndërsa tregu i pasurive të paluajtshme është shkëputur plotësisht nga realiteti i të ardhurave duke krijuar një hendek të thellë që e bën këtë blerje të paarritshme pa mbështetje të konsiderueshme.

Një rrogë konsiderohet e përshtatshme kur pagesa mujore e kredisë hipotekare nuk tejkalon 30–35% të të ardhurave neto familjare, duke lënë hapësirë për shpenzimet bazë si ushqimi, energjia, transporti dhe mirëmbajtja. Ky është standardi i qëndrueshmërisë që zbatojnë bankat dhe ekspertët ekonomikë, për të shmangur rrezikun e mbi-borxhit.

Një apartament normal në Tiranë kushton 120,000–150,000 €, me çmim mesatar për metër katror 1,500–1,900 €. Praktika reale e blerjes përfshin zakonisht 20% pagesë paraprake dhe kredi për 80% të vlerës, pra 96,000–120,000 €. Me afat 25-vjeçar dhe interes efektiv 5–6%, kësti mujor del rreth 580–720 €. Këtu nuk llogariten shpenzime shtesë si taksat e pronës, mirëmbajtja e pallatit apo siguracionet.

Për të përballuar një këst të tillë pa rrezik financiar, të ardhurat neto familjare duhet të jenë të paktën 1,700–2,300 € në muaj, duke zbatuar rregullin 30–35%. Kjo është shifra minimale reale, pasi nën këtë nivel blerja bëhet një sakrificë.

Për një individ të vetëm, kjo do të thotë se duhet të ketë rrogë neto mbi 2,000 €. Skenari më realist është familja me dy të punësuar, ku secili fiton 900–1,200 € neto, duke arritur totalin 1,800–2,400 €. Vetëm në këtë rast blerja bëhet e qëndrueshme, pa rënë në borxhe të rrezikshme.

Pra, me rrogën mesatare në vend, blerja e një apartamenti në Tiranë në 2026 nuk është e mundur, as në periudha afatgjata. Kjo arrihet vetëm me dy të ardhura mbi mesataren, kursime të konsiderueshme paraprake, mbështetje familjare ose të ardhura shtesë informale./Euronews Albania/

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme