Sociale 2 October 2025, 08:21 Nga VNA

RTSH ekspozon në Kuvend krizën financiare

Ndaje në Whatsapp
RTSH ekspozon në Kuvend krizën financiare

Në raportin e dorëzuar në Kuvend për vitin 2024, Radio Televizioni Shqiptar, RTSH paraqet një një situatë të zymtë financiare dhe programative, të shkaktuar nga vendimet gjyqësore për shkarkime të padrejta nga puna si dhe mosrealizim të fondit për prodhime të pavarura.

Raporti thekson televizioni publik po përballet me një barrë të rëndë financiare si pasojë e shkarkimeve të kryera nga drejtori i mëparshëm, Alfred Peza, dhe është i ekspozuar ndaj vendimeve të pritshme gjyqësore.

Gjatë drejtimit të Pezës, një ish deputet dhe funksionar i Partisë Socialiste, u shkarkuan mbi 150 punonjës, të cilët paditën RTSH dhe një pjesë i fituan gjyqet.

“Institucionit iu desh të përballonte një barrë të rëndë financiare për shkak të detyrimeve nga vendime giyqësore: mbi 63 milionë lekë u likuiduan për procese të humbura, ndërkohë që mbi 95 milionë lekë të tjera mbetën të ekspozuara ndaj rrezikut financiar nga çështje ende të hapura,”thuhet në raport.

Në raportin dorëzuar Kuvendit, RTSH thekson se shumica e vendimeve të Pezës për ndërprerjen e marrëdhënies së punës me punonjësit janë rrëzuar nga gjykatat për shkak të mungesës së arsyeve të qarta, të dokumentuara dhe të ligjshme. Kjo sipas administratës, do të pengojë në mënyrë konsiderueshme në të ardhmen e afërt reformimin e këtij institucioni.

RTSH thekson gjithashtu se struktura financiare mbetet e rënduar me mbi 52 për qind e buxhetit të dedikuar për paga dhe sigurime shoqërore dhe “duke kufizuar ndjeshëm investimet në përmbajtje dhe teknologji”. Një tjetër tregues shqetësues, sipas raportit, “ishte mosrealizimi i fondit prej 12 milionë lekësh te planifikuar për mbështetjen e prodhimeve të pavarura, i cili mbeti i papërdorur gjatë gjithë vitit”.

Në një pasqyrë të detajuar të të ardhurave dhe shpenzimeve, raporti vë gjithashtu në dukje se operatori publik gjatë vitit 2024 nuk i ka zbatuar shumicën e rekomandimeve që Kuvendi i kishte lënë si detyrë dhe që lidhen me zgjerimin e përmbajtjes edukuese për të moshat e reja dhe transparencën e shpenzimeve.

Sipas RTSH, përmbajtja e dedikuar për fëmijë dhe të rinj përbën vetëm 3 për qind të programacionit total. “Një shifër e papërputhshme me praktikat dhe standardet evropiane,” pranohet në raport.

Më tej pranohet gjithashtu se “mungesa e transparencës në publikimin e shpenzimeve, strukturave organizative, punësimeve dhe vendimmarrjes së bordeve e dëmtoi besueshmërinë dhe llogaridhënien publike”.

Nga pikpamja e përmbajtjes, raporti evidenton se disa kanale funksionuan kryesisht përmes ritransmetimeve dhe pa një linjë editoriale të qartë, duke e zhvlerësuar diversitetin e ofruar ne letër, si dhe nuk u arrit digjitalizimi i plotë i arkivës.

Alfred Peza u zgjidh Drejtor i Përgjithshëm i RTSH në qershor të vitit 2023 dhe u largua me dorëheqje në shtator të vitit 2024. Një vit më parë Peza u përball me kritika të forta në Kuvend për mënyrën se si e drejtonte televizionin publik, shkarkimet masive nga puna dhe mosplotësimin e asnjë rekomandimi të lënë nga Kuvendi.

Prej prillit 2025, RTSH drejtohet nga gazetarja Eni Vasili.

Në teori, transmetuesi është politikisht i pavarur, por Këshilli Drejtues zgjidhet nga parlamenti, i cili dominohet nga Partia Socialiste në pushtet. Në fillim të këtij viti, parlamenti shkarkoi dhe më pas zgjodhi me konsensus politik bordin e ri, i përbërë nga këshilltarë politikë apo individë të angazhuar politikisht, duke ngritur shqetësime edhe nga delegacioni i Bashkimit Europian si një akt që bie ndesh me angazhimet e marra në rrugën e anëtarësimit.

Reporter 

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme