Sociale 5 Shtator 2025, 18:50 Nga VNA

Rruga Qukës -Qafë Plloçë, 16 vite për të ndërtuar 43 km

Ndaje në Whatsapp
Rruga Qukës -Qafë Plloçë, 16 vite për të

Me bukë e kripë dhe nën tingujt e muzikës popullore të zonës, u hap sot për qarkullim rruga Qukës-Qafë Plloçë. Ky segment, punimet për të cilin kanë zgjatur për 16 vite, i ka kushtuar shtetit shqiptar 235 milionë dollarë.

Rruga Qukës-Qafë Plloçë ka një gjatësi prej 43.4 kilometrash, ndërsa përshkon një terren malor të juglindjes së vendit, duke shkurtuar kohëzgjatjen nga Tirana në Korçë në dy orë. Ndërsa pas përfundimit të zgjerimit të Korridorit të VIII-të, kjo distancë shkon në një orë e gjysmë.

Sipas ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, rruga nisi me një projekt të periudhës 2010-11, të cilën, gjatë ecjes së inaugurimit ku ishte prezent edhe Kryeministri Edi Rama, ajo e konsideroi “indiferent ndaj gjeologjisë së zonës” apo “kushteve atmosferike dhe ndërlidhjet me fshatrat e malësisë së Mokrës”.

Kryeministri e përforcoi idenë e ministres Balluku.

“Është projekti më i gjatë, më i stërmundimshëm, më i ngatërruar për shkak se u nis mbrapsht. Është një çlirim shumë i madh për zonën”, deklaroi Rama.

Rruga i përket kategorisë C1, me dy karrexhata me 3,75 metra nga secili krah dhe një metër korsi ndihmëse. Ndërsa si vepra arti janë dy tunele, njëri 710 metra dhe tjetri 300 metra dhe 4 ura, dy prej të cilave metalike.

“Tani nis një sfidë tjetër që është sfida e mirëmbajtjes për shkak se kjo është zonë malore edhe me ngricat edhe me reshjet e dëborës”, deklaroi ministrja Balluku.

16 vite për 43 km rrugë

Odiseja e rrugës Qukës-Qafë Plloçë nis në vitin 2009, kur ish-kryeministri Sali Berisha premtoi ndërtimin e saj.

“Vota së bashku me ne është votë për autostradën e re Elbasan-Tiranë, është votë për autostradën e re Qukës-Plloçë-Pogradec,” shprehej Berisha asokohe, ndërsa brohoritjet e mijëra qytetarësh në sheshin e qytetit të Elbasanit “të veshur blu”, i mbivendoseshin premtimeve te tij elektorale.

Pas përfundimit të zgjedhjeve, Berisha preu shiritin e nisjeve të punimeve. Projekti u cilësua më vonë “një vijë pa studim dhe me gabime teknike” nga ekspertët e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH).

Ai ishte hartuar me buxhetin e shtetit, por pas ndërprerjes së punimeve dhe pamundësisë financiare, për të u mor kredia e parë në vitit 2013, nënshkruar nga ish-ministri i Financave Ridvan Bode.

Huaja, e cila synonte të përfundonte veprën u mor nga Banka Islamike për Zhvillim (BIZH) dhe Fondit Saudit për Zhvillim (FSZH), ndërsa kishte një vlerë totale prej 125 milionë dollarësh.

Me ardhjen në pushtet të Partisë Socialiste dhe Kryeministrit Rama, projekti u rishikua, duke shtuar kësisoj kosto të tjera financiare.

“Ky ndryshim projekti, ka qenë i domosdoshëm, sepse po të kishim vazhduar me projektin që trashëguam do të ishim në një situatë edhe më katastrofike me rrugën Tiranë-Elbasan”, shprehej Kryeministri Rama gjatë një inspektimi të punimeve në vitin 2017.

Ato rinisën zyrtarisht në vitin 2015. Në 2018-ën, ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri gjatë një tjetër inspektimi premtoi se kjo rrugë do të ishte funksionale në vitin 2019.

“Kompanitë po bëjnë një punë të mirë dhe me zgjidhjet e problemeve të mbetura të projektit, besoj do të jetë funksionale në vitin 2019 duke afruar Korçën me Tiranën,” shprehej Gjiknuri.

Mirëpo, edhe pas përfundimit të këtij afati rruga nuk mbaroi.

Gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit, në shtator të vitit 2020, ministrja Balluku deklaroi se për të përmbyllur punimet nevojiteshin edhe 105.8 milionë dollarë: 56.8 milionë për dy lotet e para dhe 49 milionë lotin e tretë.

Kjo nevojë u materializua dy vite më vonë, në 2022-in kur qeveria mori tjetër hua nga FSZH me vlerën 49 milionë dollarë për të përfunduar lotin e tretë të rrugës. Lot ky, i cili nuk ishte parashikuar në projektin fillestar.

Sipas ARRSH-së, kostoja fillestare për lotin e parë dhe të dytë ka qenë 38 dhe 63.1 milionë dollarë. Ndërsa sot, loti i parë ka shkuar 74 milionë dhe loti i dytë 95 milionë.

Sa i takon financuesve, sipas ARRSH, nga buxheti i shtetit drejtpërdrejt u financuan vetëm 2.9 kilometra. Ndërsa për lotin e parë dhe të dytë, përkatësisht 30 kilometra, financues ka qene BIZH. Për lotin e tretë, 10 km financimi është nga FSZH.

Qeverisë socialiste iu desh të niste mandatin e katërt për të përfunduar këtë rrugë prej 43,4 km me një kosto të dyfishuar prej fillimit, duke shkuar në mbi 235 milionë dollarë./ Citizen Channel 

Video

Një protestë kundër Shteteve të Bashkuara u zhvillua në Iran, ku një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte veprimi i disa fëmijëve që dogjën fanella të futbollistit të njohur Lionel Messi. Zemërimi u nxit nga ngjarjet e 5 marsit, kur lojtarët e klubit Inter Miami CF u ftuan në Shtëpia e Bardhë si fitues të MLS Cup. Lionel Messi dhe shokët e tij të skuadrës duartrokitën presidentin amerikan Donald Trump teksa ai po fliste për një operacion ushtarak në Lindjen e Mesme. Ky moment shkaktoi reagime të forta dhe një valë kritikash nga tifozë dhe përdorues të rrjeteve sociale.

Ju flet Tirana… po japim lajmet e antikorrupsionit në QSUT.

Ju flet Evis Sala për dhunën ndaj grave në hapësirën digjitale… e sigurt që nuk e ka parë konferencën e djeshme të shefit te madh

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bagdad është goditur nga një dron ose raketë, sipas një zyrtari të sigurisë irakiane. Sulmi ndodhi pak pasi dy militantë të mbështetur nga Irani u vranë në një bastisje në kryeqytetin irakian. Është hera e dytë që ambasada amerikane sulmohet që nga fillimi i luftës Izrael-SHBA kundër Iranit. Sulmet janë marrë përsipër nga grupe të armatosura pro-iraniane në Irak, të cilat prej ditësh po godasin me dronë dhe raketa bazat amerikane në rajon.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme