Sociale 9 Gusht 2025, 12:01 Nga VNA

Rrjeti SafeJournalists dënon pengimin nga Policisë ndaj televizionit informativ më të madh në Shqipëri, News24

Ndaje në Whatsapp
Rrjeti SafeJournalists dënon pengimin nga Policisë ndaj televizionit

Rrjeti SafeJournalists shpreh shqetësim të thellë për operacionin e policisë të zhvilluar në orët e para të mëngjesit të 9 gushtit 2025 kundër Focus Media Group në Tiranë, që përfshin News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.

Sipas komunikimit zyrtar të Focus Media Group, në orët e para të mëngjesit të 9 gushtit 2025, Policia e Shtetit ka rrethuar godinën ku ushtrojnë aktivitetin këto media, ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike dhe, për pasojë, ka lënë News24 pa sinjal transmetimi. Gazetarëve u është penguar hyrja në redaksitë e tyre, duke bllokuar efektivisht punën e disa redaksive dhe duke e privuar publikun nga qasja në informacion dhe përmbajtja në transmetim e News24. Që nga ora 10:00, News24 ka vijuar transmetimin përmes kanalit në YouTube.

Godina raportohet se është objekt i një mosmarrëveshjeje pronësore me kompaninë shtetërore të prodhimit të armëve KAYO, e cila mori në pronësi këtë vit objektin.

Rrjeti SafeJournalists kujton se, ndonëse mosmarrëveshje të tilla mund të ndodhin, çdo veprim që ndikon në funksionimin e mediave duhet të ndjekë një proces të rregullt ligjor, të mbështetet në një bazë të qartë ligjore dhe të sigurojë ndërhyrje minimale në punën e gazetarëve dhe të drejtën e publikut për t’u informuar. Duhet t’i jepet gjithashtu kohë e mjaftueshme medias për t’u zhvendosur dhe për të siguruar ambiente të tjera, në mënyrë që të garantohet vazhdimësia e punës dhe të mos pengohet aktiviteti gazetaresk.

Sipas informacionit të bërë publik deri më tani nga përfaqësues të Focus Media Group, nuk ka pasur njoftim paraprak për redaksitë, nuk është publikuar asnjë vendim gjykate apo urdhër ligjor që të justifikojë ndërprerjen e energjisë elektrike dhe bllokadën, dhe operacioni është zhvilluar herët në mëngjesin e një të shtune, kur stafi dhe vëmendja publike janë zakonisht më të ulëta. Në momentin e publikimit të kësaj deklarate, Policia e Shtetit apo autoritete të tjera nuk kanë dhënë asnjë deklaratë apo njoftim zyrtar mbi bazën ligjore, arsyet apo kohëzgjatjen e këtij veprimi.

Pavarësisht çdo çështjeje që mund të ketë të bëjë me vetë Focus Media Group, me linjën editoriale apo me sfidat e brendshme, ndërhyrja e sotme e paprecedentë është shqetësuese dhe kërkon vëmendje urgjente nga të gjithë aktorët e angazhuar për mbrojtjen e lirisë së medias dhe proceseve demokratike.

Ne i bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare të heqin menjëherë bllokadën, të rikthejnë furnizimin me energji elektrike dhe të sigurojnë qasje të plotë e të pakufizuar për gazetarët në vendet e tyre të punës. Autoritetet duhet të japin një shpjegim publik të qartë mbi bazën ligjore dhe autorizimin për këtë veprim. Kërkojmë që çdo masë e ardhshme ndaj mediave të realizohet në përputhje të plotë me procesin e rregullt ligjor, nën mbikëqyrje gjyqësore dhe sipas parimit të ndërhyrjes minimale në aktivitetin gazetaresk.

Ndërkohë që përgjegjësia kryesore u takon autoriteteve për të respektuar dhe mbrojtur lirinë e medias dhe të drejtën e qytetarëve për t’u informuar, u bëjmë thirrje edhe pronarëve dhe aksionerëve të mediave dhe të ambienteve të përfshira të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe urgjente për të gjetur një zgjidhje që garanton punën, sigurinë dhe stabilitetin e gazetarëve dhe siguron qasje të pandërprerë në informacion për publikun.

Ne shprehim solidaritet me gazetarët dhe punonjësit e medias të prekur nga situata në News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.

Çdo sulm ndaj gazetarëve është një sulm ndaj demokracisë, interesit publik dhe të drejtave themelore të njeriut.

Prishtinë – Shkup – Sarajevë – Zagreb – Beograd – Podgoricë, 9 Gusht 2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë
Shoqata e Gazetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës
Shoqata e Gazetarëve të Kroacisë
Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë
Sindikatë e Mediave e Malit të Zi

Video

Në kraterin Halema‘uma‘u të vullkanit Kīlauea në Hawai ka nisur një shpërthim i ri më 7 dhjetor. Shatërvanët e lavës nga dy ventet e vullkanit kanë arritur mbi 300 metra lartësi. Tefra e nxehtë ka shkatërruar një kamerë monitorimi rreth 500 metra larg, ndërsa venti jugor vazhdon ende të shpërthejë. Vullkani po nxjerr mbi 50,000 tonë gaz dioksid squfuri në ditë dhe plumi i tymit është ngritur mbi 6,000 metra. Autoritetet kanë paralajmëruar se era mund të çojë hi dhe grimca të imta qelqi drejt zonave të banuara.

Bethlehem ndezi pemën e Krishtlindjeve për herë të parë pas dy vitesh — një sinjal i rikthimit të shpresës në qytetin e shenjtë në Bregun Perëndimor.

New South Wales në bregun jug-lindor të Australisë, po përballet me një krizë serioze zjarresh. Sipas autoriteteve: • Janë regjistruar më shumë se 50 zjarre aktive në të gjithë shtetin.  • Një valë të nxehtësie ekstreme — me temperatura deri në 42 °C — ka përshpejtuar përhapjen e flakëve.  • Situata emergjente detyroi autoritetet të nxisin evakuime në masë për mijëra banorë në zonat më të rrezikuara, përfshirë zonën e Central Coast dhe bregdetin afër.  • Deri tani, disa shtëpi janë shkatërruar — ndër to në zonën e Koolewong, ku flakët përfshinë lagje banimi.  • Një numër i madh ekuipazhesh –, me qindra zjarrfikës dhe mjete zjarrfikëse – janë angazhuar për të frenuar shpërthimet. 

Tifozët e Tiranës "ndezin" kryeqytetin në prag të derbit me Partizanin, që starton në 18:00

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme