Sociale 6 April 2026, 14:21 Nga VNA

Rritja e naftës shtrenjton biletat në linjën Korçë-Tiranë

Ndaje në Whatsapp

Rritja e naftës shtrenjton biletat në linjën

Rritja e çmimit të naftës ka ndikuar drejtpërdrejt në transportin ndërqytetas në Korçë. Së fundmi, çmimi i biletave në linjën Korçë-Tiranë është rritur nga 7 mijë në 8 mijë lekë, ndërsa për vajtje-ardhje qytetarët paguajnë 16 mijë lekë.

Qytetarët shprehen se situata po bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’u përballuar. Ata nënvizojnë se rritja e vazhdueshme e çmimeve, jo vetëm të biletave, por edhe të produkteve të përditshme, po rëndon ndjeshëm buxhetin familjar.

Kjo nuk është hera e parë që qytetarët përballen me rritje të tilla. Më parë, çmimet u rritën edhe për linjën Peshkopi-Tiranë.

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme