Sociale 13 October 2025, 22:09 Nga VNA

Rritja e kostove të jetesës sfidon familjet shqiptare, Tirana më e shtrenjta

Ndaje në Whatsapp
Rritja e kostove të jetesës sfidon familjet shqiptare, Tirana më

Jeta në Shqipëri po vështirësohet çdo ditë e më shumë për familjet, për shkak të rritjes së ndjeshme të kostove bazë të jetesës. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, një familje mesatare ka nevojë për rreth 93 mijë lekë në muaj për të mbuluar shpenzimet minimale.

Në kryeqytet, kjo shifër rritet në rreth 108 mijë lekë, duke e bërë Tiranën qytetin më të shtrenjtë në vend. Raporti i INSTAT-it gjithashtu analizoi mënyrën si ndryshojnë shpenzimet në varësi të nivelit arsimor të kryefamiljarit.

Gjatë vitit 2024, familjet me kryefamiljar me arsim të lartë shpenzuan më pak në krahasim me një vit më parë, duke treguar një menaxhim më të kujdesshëm të buxhetit. Ndërsa familjet me nivel arsimor më të ulët shfaqën rritje të shpenzimeve.

Kjo tendencë tregon se niveli i arsimimit nuk ndikon direkt në shumën totale të shpenzuar, por lidhet ngushtë me aftësinë për të kursyer dhe për të planifikuar më mirë të ardhurat.

Në krahasim me qytetet e tjera, Tirana mbetet e vështirë për t’u përballuar financiarisht nga individët me paga të vetme, kryesisht për shkak të rritjes së shpejtë të çmimeve dhe kostove të shërbimeve.

Gjithashtu, taksimi i të dypunësuarve në kryeqytet shihet si një politikë e diskutueshme, që sipas shumë vëzhguesve ndikon negativisht në standardin e jetesës dhe rrit vështirësitë ekonomike për qytetarët.

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme