Sociale 15 April 2026, 09:43 Nga VNA

Rritja e çmimit të naftës sjell kaos në transportin urban në Tiranë, reduktohet me 40% flota

Ndaje në Whatsapp
Rritja e çmimit të naftës sjell kaos në transportin urban

Rritja e çmimit të naftës ka sjellë pasoja të menjëhershme në transportin publik në Tiranë, duke shkaktuar reduktim të ndjeshëm të flotës së urbanëve dhe kaos në stacionet kryesore të qytetit.

Që prej mëngjesit të sotëm, qytetarë të shumtë janë përballur me vonesa dhe vështirësi serioze në lëvizje, ndërsa presin në radhë të gjata për të siguruar një vend në urbanët e linjave të kryeqytetit. Mjetet e transportit urban janë shfaqur të tejmbushura, duke krijuar situata të vështira për pasagjerët.

Sektori i transportit publik në Shqipëri ka hyrë në një situatë të rënduar.

Një ditë pas njoftimit zyrtar nga Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban, shërbimi është reduktuar me 40% të flotës, ashtu siç ishte paralajmëruar.

Si pasojë, në Tiranë janë regjistruar vonesa të shumta dhe fluks i lartë qytetarësh në stacione, duke rënduar më tej situatën e lëvizjes në qytet.

Operatorët e transportit kishin paralajmëruar më herët se vendimi vjen si pasojë e mungesës së ndërhyrjes institucionale për të përballuar rritjen e kostove, veçanërisht të karburantit. Sipas tyre, deri më tani nuk është miratuar asnjë skemë kompensimi, nuk ka një plan konkret për lehtësimin e barrës financiare dhe nuk është ndërmarrë asnjë hap për rishikimin e taksave që ndikojnë drejtpërdrejt në sektor.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme