Sociale 31 March 2026, 13:34 Nga VNA

Rritja e çmimit të naftës çon në shtrenjtim të transportit publik në Qarkun Dibër

Ndaje në Whatsapp

Rritja e çmimit të naftës çon në shtrenjtim të

Rritja e çmimit të naftës ka ndikuar direkt në rritjen e çmimeve të biletave të transportit publik në të katër qytetet e Qarkut Dibër. Sipas operatorëve, linjat ndërqytetase janë ato që kanë pësojë rritje më të madhe.

Për shembull, një biletë Peshkopi – Tiranë, që më parë kushtonte 500 lekë, tashmë ka shkuar në 600 lekë. Nga Bulqiza drejt Tiranës çmimi është rritur nga 300 lekë në 400 lekë për pasagjer, ndërsa për linjën Burrel – Tiranë bileta ka shkuar nga 400 lekë në 500 lekë.

Qytetarët shprehen se kjo rritje ndikon direkt në buxhetin e tyre familjar, duke u bërë më e vështirë për pensionistët dhe për ata që marrin ndihmë ekonomike. “Është rritur bileta 1 mijë lekë. S’kemi si paguajmë. Jemi vetëm burrë e grua me pensionin. Vetëm me marrë mushkën tani!”, shprehet një banor.

Edhe transporti nga fshatrat drejt qendrave të qyteteve ka pësuar rritje çmimi, megjithatë në një masë më të ulët krahasuar me linjat ndërqytetase. Qytetarët kërkojnë ndërhyrje nga shteti dhe kompensim për rritjen e shërbimeve dhe produkteve.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme