Sociale 14 April 2026, 15:38 Nga VNA

Rritja e çmimit të karburanteve, operatorët paralajmërojnë ulje me 40% të qarkullimit të urbanëve në Tiranë

Ndaje në Whatsapp

Rritja e çmimit të karburanteve, operatorët

Sektori i transportit publik në vend ka hyrë në një situatë të rënduar financiare, ndërsa operatorët kanë paralajmëruar masa të forta që pritet të ndikojnë drejtpërdrejt në lëvizjen e qytetarëve.

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban njoftojnë se, pavarësisht problematikave të ngritura prej javësh dhe takimit të zhvilluar më 01.04.2026 me institucionet përgjegjëse, nuk është ndërmarrë asnjë masë konkrete mbështetëse për sektorin.

Në deklaratë theksohet se nuk është miratuar asnjë skemë kompensimi për rritjen e çmimit të karburantit, nuk ka një plan veprimi për lehtësimin e barrës financiare dhe nuk është përcaktuar asnjë afat për ndërhyrje institucionale. Po ashtu, sipas tyre, nuk ka nisur as procesi i rishikimit të elementeve fiskale që ndikojnë në kostot operative, si akciza, taksa e qarkullimit apo TVSH.

Operatorët e transportit shprehen se kjo mungesë reagimi ka përkeqësuar ndjeshëm situatën ekonomike të sektorit, duke i vendosur në vështirësi serioze për vijimin e aktivitetit.

Si pasojë, duke filluar nga nesër, transportuesit publikë do të reduktojnë numrin e mjeteve në qarkullim me 40%, si masë e detyruar për përballimin e situatës emergjente.

Në njoftim u bëhet thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe planifikim të udhëtimeve, duke theksuar se vendimi nuk vjen si zgjedhje e operatorëve, por si pasojë e mungesës së ndërhyrjes institucionale në kohë.

Shoqatat deklarojnë se mbeten të hapura për dialog dhe bashkëpunim me institucionet, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për zgjidhjen e krizës në sektorin e transportit publik.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme