Sociale 24 April 2026, 08:57 Nga VNA

Rriten aksidentet në punë, bizneset paguajnë 64.5 mln lekë gjoba në 2025

Ndaje në Whatsapp
Rriten aksidentet në punë, bizneset paguajnë 64.5 mln lekë

Shkeljet në sigurinë në punë po kthehen në një kosto të drejtpërdrejtë për bizneset shqiptare, ndërsa vetëm gjatë vitit 2025 janë vendosur 268 gjoba me një vlerë totale prej 64.5 milionë lekësh.

Pas këtij presioni administrativ fshihet një problem më i gjerë strukturor. Gjatë vitit të shkuar janë regjistruar 275 aksidente në punë, me 212 persona të lënduar dhe 48 viktima, duke konfirmuar se siguria në vendin e punës mbetet një pikë e dobët e tregut të punës në vend.

Sektorët më problematikë, sipas raportit vjetor të Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, rezultojnë ata me intensitet të lartë pune fizike dhe nivel më të ulët formalizimi të proceseve, si ndërtimi, industria përpunuese dhe një pjesë e shërbimeve. Në këto aktivitete, shkeljet lidhen kryesisht me mungesën e pajisjeve mbrojtëse, standardeve teknike dhe trajnimeve të punonjësve, duke rritur ndjeshëm ekspozimin ndaj riskut.

Rritja e aksidenteve ka sjellë reagim më të fortë nga Inspektorati. Kontrollet për shkak aksidenti janë shtuar me 23% dhe në çdo rast janë shoqëruar me masa administrative, shpesh të shumëfishta për të njëjtin subjekt, duke treguar një qasje më të ashpër ndëshkuese.

Në të njëjtën kohë, shkalla e raportimit nga bizneset ka arritur në 96%, një tregues që sinjalizon më shumë transparencë, por edhe faktin që fenomeni është i përhapur dhe i pranishëm në shumë sektorë të ekonomisë.

Në total, gjatë vitit janë inspektuar 9,532 subjekte dhe janë verifikuar mbi 205 mijë vende pune, duke nxjerrë në pah një problematikë që nuk kufizohet në sektorë të izoluar, por shtrihet në një pjesë të gjerë të aktivitetit ekonomik.

Efekti ekonomik i aksidenteve është i shumëfishtë. Për bizneset, ato përkthehen në ndërprerje të aktivitetit, humbje produktiviteti dhe kosto shtesë për kompensime apo penalitete. Për shtetin, rritet presioni mbi sistemin shëndetësor dhe skemat e sigurimeve, ndërsa ulet kontributi aktiv i fuqisë punëtore.

Megjithatë, raporti evidenton se një pjesë e bizneseve vijojnë ta trajtojnë sigurinë në punë si një kosto që duhet minimizuar, jo si një investim që ul riskun. Kjo qasje, në praktikë, po rezulton më e kushtueshme, pasi aksidentet dhe pasojat e tyre financiare po rëndojnë gjithnjë e më shumë mbi vetë aktivitetin ekonomik./Monitor

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme