Sociale 22 February 2026, 10:50 Nga VNA

Rrëshqitja masive e tokës bllokon aksin Librazhd – Përrenjas dhe për këmbësorët. Zona në rrezik shembjeje

Ndaje në Whatsapp
Rrëshqitja masive e tokës bllokon aksin Librazhd –

Situata në segmentin rrugor Librazhd – Përrenjas, në zonën e njohur si Arrat e Gurrës, është përkeqësuar ndjeshëm. Rrëshqitja e tokës dhe fundosja e urës kanë vijuar me intensitet më të lartë, duke e kthyer zonën në një pikë me rrezik të shtuar për qarkullimin.

Për shkak të rrezikut aktiv të shembjes, autoritetet kanë vendosur ndalimin e plotë të qarkullimit për këmbësorët, automjetet dhe mjetet e emergjencës, përfshirë zjarrfikësen, policinë dhe ambulancën.

Shërbimet emergjente do të devijohen përmes rrugës alternative që kalon nga fshatrat Spathar dhe Dardhë.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të mos tentojnë të kalojnë në zonën e rrezikut. Segmenti mbetet nën monitorim të vazhdueshëm, ndërsa izolimi i plotë i zonës është konsideruar masë e domosdoshme për të shmangur pasoja të rënda.

 

 

Video

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme