Sociale 14 Janar 2026, 16:45 Nga VNA

Rindërtimi në Kombinat, procesi në zonën e Kombinatit vijon të shoqërohet me vonesa

Ndaje në Whatsapp

Rindërtimi në Kombinat, procesi në zonën e Kombinatit vijon

Gjashtë vite pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019 dhe pas premtimeve të përsëritura për përfundimin e rindërtimit, procesi në zonën e Kombinatit vijon të shoqërohet me vonesa, paqartësi dhe problematika funksionale. Verifikimi më i fundit i “Faktoje” në terren tregon se, ndonëse disa godina të reja janë ndërtuar dhe procesi i shpërndarjes së banesave ka nisur, shumë banorë vijojnë të jetojnë mes pritjes, konfuzionit dhe mungesës së menaxhimit bazë.

Premtimet pas tërmetit

Zona e Kombinatit ishte një nga më të goditurat nga tërmeti i vitit 2019, me rreth 1,500 familje të mbetura pa strehë. Qeveria dhe Bashkia e Tiranës prezantuan që në vitin 2020 projektin për rindërtimin e Kombinatit si një zonë të re banimi, me pallate të reja, infrastrukturë shoqëruese dhe shërbime publike.

Në vitet në vijim, afatet për përfundimin e rindërtimit u shtynë disa herë. Premtime të përsëritura nga përfaqësues të qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës krijuan pritshmëri të reja, por procesi në terren vijoi të ecte më ngadalë se deklaratat publike.

Rindërtimi në Kombinat, procesi në zonën e Kombinatit vijon

Çfarë ka verifikuar “Faktoje” ndër vite

“Faktoje” e ka ndjekur rindërtimin në Kombinat që prej vitit 2020. Në verifikimet e mëparshme është konstatuar se pallate të shpallura për shembje qëndronin ende në këmbë, se ndërtimi i godinave të reja vonohej dhe se familjet e prekura nga tërmeti vazhdonin të jetonin me qira, shpesh me bonus të pasigurt dhe pa informacion të qartë për shortin.

Në shtator 2020, ish-ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj deklaronte se themelet e pallateve në Kombinat do të hidheshin brenda tetorit të atij viti. Në pranverën e vitit 2022, ai premtoi se “nuk do të kishte më asnjë shenjë nga tërmeti i vitit 2019”, një zotim që rezultoi i pambajtur, pasi shumë godina të dëmtuara vijonin të qëndronin në këmbë. Edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë viteve 2022-2024, premtoi disa herë se familjet e para do të futeshin “brenda vitit”, më pas “në fillim të vitit tjetër”, por pa dhënë një afat konkret të respektuar.

Edhe në vitin 2024, “Faktoje” raportoi se disa pallate, ndonëse dukeshin të përfunduara nga jashtë, nuk ishin ende funksionale për banim.

Verifikimi në terren, dhjetor 2025

Më 29 dhjetor 2025, “Faktoje” u rikthye në terren në zonën e Kombinatit, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, ku janë ndërtuar katër godina të reja banimi në formë U-je. Njëra prej tyre ishte ende në proces ndërtimi, ndërsa tre të tjerat ishin pjesërisht të populluara.

Rindërtimi në Kombinat, procesi në zonën e Kombinatit vijon 

Rindërtimi në Kombinat, procesi në zonën e Kombinatit vijon 

Në oborrin mes pallateve, një burrë rreth të pesëdhjetave, që po lëvizte i pasigurt nga një hyrje te tjetra, na ndaloi dhe pyeti: 

“Ku është hyrja 7B? Se aty më duket do më dalë shorti… Ende nuk më ka dalë, presim javën e dytë të janarit”

Ai shpjegoi se, ndonëse banorët kanë nisur të hyjnë në këto pallate prej më pak se një viti, shumë familje ende nuk e dinë se kur dhe ku do të sistemohen.

Sipas banorëve, çdo godinë parashikohet të strehojë rreth 150 familje, pra afro 600 familje në total, por një nga pallatet nuk ishte ende i përfunduar, ndërsa tre të tjerët nuk ishin mbushur plotësisht.

Pritja

Një banore rreth të tetëdhjetave, e cila kishte marrë çelësat e apartamentit, u ankua për mungesën e kushteve minimale:

“Na kanë futur në pallat, por ashensori nuk punon. Për ne të moshuarit është shumë e vështirë”

Sipas saj, të gjitha godinat janë të pajisura me ashensorë, por në disa raste ata nuk janë vënë në funksion, për shkak të mungesës së administratorit apo dakordësisë me këtë të fundit. 

Rindërtimi në Kombinat, procesi në zonën e Kombinatit vijon 

Rindërtimi në Kombinat, procesi në zonën e Kombinatit vijon

Zonja gjithashtu shtoi se problem është edhe pastrimi i godinave nga brenda, por edhe rreth e përqark.

Teksa fliste, pranë saj u afrua një mikeshë, gjithashtu e moshuar, të cilës ende nuk i kishte dalë shorti:

“Unë jam akoma jashtë. Pres prej vitesh. Disa nga të shpromësuarit kanë marrë nga 4-5 hyrje njëherësh, ndërsa ne të tjerët presim. Madje muajin e fundit na kanë ulur edhe bonusin e qirasë”

Ajo e përshkroi situatën si të padrejtë dhe të paqartë, duke shtuar se mungesa e informacionit i ka lënë banorët në pasiguri të vazhdueshme.

Infrastruktura 

Një tjetër banor i zonës tregoi se në Kombinat pritet të ndërtohen edhe godina të tjera, por aktualisht nuk ka asnjë shenjë konkrete për nisjen e punimeve:

“Na kanë thënë që do bëhen dhe pallate të tjera, por këtu s’po punohet. Ne vetëm presim të mbarojnë trotuaret, të pastrohet zona dhe, me shpresë, të shtrohet rruga”

Rindërtimi në Kombinat, procesi në zonën e Kombinatit vijon

Ndërkohë, zona përreth pallateve ishte e mbushur me mbetje ndërtimi, copa betoni, kuti kartoni dhe mbeturina të tjera. Banorët thanë se ritmi i shpejtë i popullimit, i kombinuar me mungesën e menaxhimit, ka krijuar kaos në hapësirat e përbashkëta.

Rindërtimi në Kombinat, procesi në zonën e Kombinatit vijon

Punimet që vazhdojnë

Përpara katër godinave të reja të rindërtuara në zonën e Kombinatit, “Faktoje” konstatoi praninë e tabelave zyrtare informuese të vendosura nga Bashkia e Tiranës. Sipas të dhënave të pasqyruara në to, investitori i projekteve ishte Bashkia Tiranë.

Rindërtimi në Kombinat, procesi në zonën e Kombinatit vijon

Në njërën nga këto tabela objekti ishte “ndërtimi i infrastrukturës publike brenda unazës së re të zonës”. Afati i ndërtimit të objektit ishte 12 muaj por nuk pasqyrohej data e nisjes apo përfundimit të punimeve. Vlera e objektit shkonte në 285,000,000 lekë pa TVSH.

Në tabelën e dytë në zonë objekti ishte “hartimi i projektit dhe zbatimi i punimeve për ndërtimin e godinës 7 në zonën zhvillimore ‘Kombinat”. Afati i ndërtimit të objektit ishte 17 muaj por sërish nuk pasqyrohej data e nisjes apo përfundimit të punimeve. Vlera e objektit shkonte në 541,400,000 lekë pa TVSH. 

Procesi i rindërtimit në Kombinat, ndonëse i avancuar krahasuar me vitet e mëparshme, vijon të mbetet i papërfunduar në praktikë.

Rindërtimi në Kombinat, procesi në zonën e Kombinatit vijon

Përfundimi

Verifikimi i fundit i “Faktoje” tregon se rindërtimi në Kombinat ka hyrë në një fazë ku një pjesë e banesave janë ndërtuar dhe procesi i shpërndarjes ka nisur, por problematikat kryesore mbeten të pazgjidhura. Pritja për shortin, funksionimi i pjesshëm i ashensorëve, mungesa e administrimit dhe infrastruktura e papërfunduar dëshmojnë se procesi është ende larg përfundimit të plotë.

Rindërtimi në Kombinat, procesi në zonën e Kombinatit vijon

Gjashtë vite pas tërmetit, për shumë banorë të Kombinatit, rindërtimi vazhdon të jetë më shumë një histori pritjeje sesa një zgjidhje e mbyllur./Faktoje.al/

Video

Dy anije cisternë u shënjestruan nga një sulm me dronë në Detin e Zi, i raportuar në orët e para të mëngjesit në një zonë detare pranë portit të Novorossiysk. Në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihet momenti kur një dron godet cisternën “Delta Harmony”, megjithëse rrethanat e plota të sulmit mbeten ende të paqarta. Sipas të dhënave, njëra prej cisternave është “Delta Harmony”, e operuar nga kompania greke Delta Tankers, e cila pritej të ngarkonte naftë nga Tengizchevroil. Anija tjetër është “Matilda”, e operuar nga kompania greke Thenamaris, e planifikuar për të ngarkuar naftë nga Karachaganak.

13 dhjetor 2021. Sali Berisha për shpenzimet e Kuvendit të Rithemelimit: Janë bërë transparente dhe do bëhet çdo qindarkë për shpenzimet e Kuvendit, të cilat ju garantoj se janë minimumi 50 herë më të ulëta sesa shpenzimet që paraqet pengmarrësi Edi Rama me pengun e tij Lulzim Basha në mediat e tyre. Por çdo gjë do bëhet transparente, me fatura dhe gjithçka tjetër. Pas 4 vitesh nuk ka ende asnjë transparencë.

Disa qindra fermerë u mblodhën sot përpara Asamblesë Kombëtare në Paris për të protestuar kundër marrëveshjes tregtare mes Bashkimit Evropian dhe Mercosur-it. Gjatë protestës, fermerët ndërmorën një veprim simbolik duke derdhur rreth 25 tonë patate përpara ndërtesës së Asamblesë Kombëtare, si shenjë kundërshtimi ndaj politikave që, sipas tyre, rrezikojnë seriozisht bujqësinë vendase franceze. Protestuesit shprehën shqetësimin se marrëveshja me Mercosur-in do të lehtësonte importin e produkteve bujqësore nga Amerika e Jugut, të cilat prodhohen me standarde më të ulëta mjedisore dhe sociale, duke krijuar konkurrencë të padrejtë për fermerët evropianë.

Këto janë momentet e arratisjes së Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit. Ai arriti t’i shpëtojë policëve që e shoqëronin në spital duke e goditur fizikisht punonjësin e sigurisë së burgut. Ai ndodhej në katin e tretë të spitalit rajonal të Durrësit, në repartin infektiv ku ndodhet zona e veçantë e sigurisë për të paraburgosurit.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme