Sociale 22 January 2026, 17:28 Nga VNA

Rikthehet optimizmi për tregun e bimëve mjekësore

Ndaje në Whatsapp
Rikthehet optimizmi për tregun e bimëve mjekësore

Eksportuesit e bimëve mjekësore dhe aromatike janë optimistë për 2026 dhe presin rritje të volumit të eksporteve.

Kryetari i Shoqatës së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike Shqiptare, Filip Gjoka, thotë se trendi pozitiv i muajve të fundit të 2025 do të vijojë edhe gjatë 2026 me rritjen e volumit të eksporteve.

Shkak, sipas tij, është pritshmëria për rritjen e kërkesës në tregjet e huaja dhe rritja e çmimeve të shitjes në eksport.

“Sektori i eksporteve të bimëve mjekësore dhe aromatike hasi vështirësi dhe humbje të ardhurash për gati 3 vjet nga zhvlerësimi i monedhave të huaja. Në muajt e fundit të vitit 2025, situata nisi të përmirësohej, e ndikuar nga kërkesa në rritje për bimë mjekësore, në tregjet e vendeve të BE-së, SHBA-së, Singaporit apo Australisë, veçanërisht për bimët si rrënja e qumështores, çaji i malit, boronica etj., dhe nga shtrenjtimi i çmimeve për eksport. Rritja e çmimeve 4 deri në 10% arriti të kompensojë humbjet e të ardhurave për kompanitë eksportuese, që vijnë nga zhvlerësimi i monedhave të huaja.

Edhe gjatë vitit 2026, ne parashikojmë të njëjtin trend rritës të kërkesës jashtë, por edhe çmimet do të vijojnë të jenë të kënaqshme. Veçanërisht nëse do të arrihet paqja mes Ukrainës dhe Rusisë, kërkesa në tregje do të jetë e lartë. Për rrjedhojë, presim që situata me eksportet të përmirësohet për 2026”.

Sipas të dhënave të INSTAT, për periudhën janar–tetor 2025, importet e grupit “Farat vajore, bimët industriale apo mjekësore, ushqim për kafshët” u rritën me 8% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024-s.

Pavarësisht parashikimeve optimiste të eksportuesve për rritje të volumit të eksporteve dhe për t’u shtrirë në tregje të reja, zoti Gjoka përsërit se problem mbetet mungesa e investimeve për shtimin e kapaciteteve përpunuese për produkt final të përpunuar.

Vetëm 32% e operatorëve me potenciale grumbulluese, përpunuese dhe eksportuese arrijnë të nxjerrin produkt final të përpunuar, kurse 75% e tyre u shitën si lëndë e parë pa u përpunuar duke humbur në pjesën të madhe të vlerës që mund të ngelej në ekonominë vendase.

Z. Gjoka thotë se nuk pret që për 2026 të rriten investimet për rritjen kapaciteteve përpunuese të sektorit. Ai thekson gjithashtu se kompanitë nuk kanë mundësi financiare për të investuar në shuma të larta dhe mbyllja e programit IPARD II mbetet një pengesë e pazgjidhur për zhvillimin e sektorit.

Riformatim i modelit të biznesit

Në vitin 2026, kryetari i Qendrës së Eksporteve Shqiptare, Alban Zusi, thotë se eksportuesit do të riformatojnë modelin e biznesit dhe do të kalojnë në cikël të mbyllur të operimit. Ky ndryshim do të ndodhë kryesisht te kompanitë kryesore të sektorit fason të tekstileve dhe këpucëve.

Ndryshe nga sektori i tekstileve, z. Zusi thotë se sektori i bujqësisë dhe ushqimit nuk pritet të shënojë zhvillime të ndjeshme, për shkak të mosrespektimit të standardeve të sigurisë ushqimore, gjë që pritet të reflektohet edhe në rënien e prodhimit./Revista Monitor 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme