Sociale 2 January 2026, 14:16 Nga VNA

Rikthehen reshjet e dëborës në veri dhe juglindje të Shqipërisë

Ndaje në Whatsapp

Rikthehen reshjet e dëborës në veri dhe juglindje të

Në ditën e dytë të vitit 2026, reshjet e dëborës janë rikthyer në zonat malore të veriut dhe juglindjes së vendit. Në veri, dëborë është regjistruar në akset Dedaj–Razëm, Bogë–Theth dhe Vermosh, si dhe në qytetin e Shkodrës, ku më pas reshjet janë shndërruar në shi.

Autoritetet e qarkullimit rrugor bëjnë me dije se trafiku zhvillohet normalisht, por drejtuesit e automjeteve këshillohen të përdorin goma dimërore dhe të kenë me vete zinxhire për raste ngricash.

Në juglindje, dëborë ka rënë në pikën kufitare Qafë Thanë, zonën e Mokrës dhe rrugën Qukës–Qafë Pllocë. Temperaturat kanë shënuar deri në -7°C. Policia e qarkullimit apelon për kujdes të shtuar, ulje të shpejtësisë dhe pajisjen me goma dimërore, duke rekomanduar gjithashtu që të minimizohen lëvizjet drejt zonave malore me akull.

Bora e parë e vitit ka zbardhur edhe Librazhdin, duke krijuar pamje dimërore dhe duke ulur ndjeshëm temperaturat. Reshjet kanë mbuluar rrugët, çatitë dhe zonat përreth me një shtresë të bardhë bore.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme