Sociale 26 August 2025, 15:29 Nga VNA

Revolucioni në mjekësi: Mushkëritë e derrit transplantohet për herë të parë te njeriu!

Ndaje në Whatsapp
Revolucioni në mjekësi: Mushkëritë e derrit transplantohet

Shkencëtarët në Kinë kanë realizuar një arritje historike në mjekësi duke kryer për herë të parë një transplant mushkërie nga derri te një njeri i gjallë, duke hapur një kapitull të ri në fushën e ksenotransplantimit.

Eksperimenti u krye nga studiuesit e Universitetit Mjekësor të Guangzhou-t, të cilët transplantuan mushkërinë e majtë të një derri të modifikuar gjenetikisht te një pacient 39-vjeçar, i shpallur i vdekur klinikisht, ndërkohë që mushkëria e djathtë origjinale e pacientit u mbajt.

Organet e derrit janë konsideruar prej kohësh si kandidatë të fortë për përdorim në transplantim për shkak të ngjashmërisë së tyre në madhësi dhe funksion me organet e njeriut. Ky eksperiment i fundit, i publikuar në revistën shkencore Nature Medicine, tregon se mushkëria e transplantuar mbeti funksionale për nëntë ditë, megjithëse u përball me shenja të para të refuzimit në ditën e tretë dhe të gjashtë. Pas përfundimit të periudhës nëntëditore, studimi u ndërpre, por rezultatet u cilësuan si një hap i madh përpara drejt përdorimit klinik të ksenotransplantimit.

Aktualisht, mungesa e organeve mbetet një nga sfidat më të mëdha të mjekësisë moderne. Vetëm vitin e kaluar u kryen mbi 173,000 transplante në mbarë botën, përfshirë rreth 45,000 në Evropë, ndërkohë që kërkesa për organe tejkalon ndjeshëm furnizimin. Për këtë arsye, shkencëtarët po kërkojnë prej kohësh alternativa të reja, dhe organet e derrave të modifikuar gjenetikisht po shihen si një zgjidhje e mundshme.

“Ky studim përbën një provë koncepti se, me përmirësime të mëtejshme, transplanti i mushkërive nga derrat mund të bëhet një mundësi reale për shpëtimin e jetëve”, deklaroi Dr. Beatriz Domínguez-Gil, drejtoreshë e Organizatës Kombëtare të Transplantit.

Kjo metodë është përdorur si një hap paraprak për të testuar reagimin e trupit të njeriut ndaj një organi të transplantuar nga kafshët, pa rrezikuar jetën e një pacienti realisht të ndërgjegjshëm.

Sipas ekspertëve, ksenotransplantimi i mushkërive mbetet një nga sfidat më të mëdha të kësaj fushe, pasi mushkëritë janë organe jashtëzakonisht delikate. Ato ekspozohen jo vetëm ndaj gjakut dhe qarkullimit të brendshëm, por edhe ndaj ajrit të jashtëm, çka rrit ndjeshëm rrezikun e infeksioneve dhe të refuzimit imunitar. Për këtë arsye, për vite me radhë mushkëritë janë konsideruar si organi më i vështirë për t’u transplantuar nga kafshët te njerëzit.

Pavarësisht këtyre sfidave, studimi i kryer në Kinë shihet si një moment historik në mjekësi. Ai dëshmon se, falë modifikimeve gjenetike që eliminojnë disa proteina përgjegjëse për refuzimin e shpejtë imunitar, mushkëritë e derrave mund të funksionojnë për një periudhë të kufizuar në trupin e njeriut. Ky përparim është pjesë e një zinxhiri arritjesh të fundit në fushën e ksenotransplantimit. Më herët, mjekët kanë kryer me sukses transplante të veshkave dhe zemrës së derrit te pacientë të gjallë, por transplanti i mushkërive ishte konsideruar edhe më i ndërlikuar.

Autoritetet shëndetësore ndërkombëtare nënvizojnë se është ende herët për të folur për përdorim të gjerë klinik, por perspektiva që hap ky studim është premtuese. Nëse rezultatet e ardhshme do të konfirmojnë qëndrueshmërinë dhe sigurinë e mushkërive të derrave të modifikuar gjenetikisht, atëherë ksenotransplantimi mund të shndërrohet në një zgjidhje reale për mijëra pacientë në pritje të një organi shpëtimtar.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme