Sociale 5 May 2026, 07:54 Nga VNA

Raporti/ Shqipëria dështoi me cilësinë e ligjeve, ka kabinetet qeveritare më të fryra në rajon

Ndaje në Whatsapp
Raporti/ Shqipëria dështoi me cilësinë e ligjeve, ka

Procesi i hartimit të ligjeve në Shqipëri ka dobësi pasi bëhet, pa analizë të mirëfilltë të efekteve që ato kanë në ekonomi dhe shoqëri vërën një studim i fundit i SIGMA (një nismë e përbashkët e BE dhe OECD për Mbështetje për Përmirësimin dhe Menaxhimin e Qeverisjes).

Ekspertët e huaj vënë në dukje se Shqipëria ka kabinetet qeveritare më të fryra në rajon, por kjo forcë e madhe këshillimore nuk po përkthehet në ligje me cilësi më të lartë dhe në raportim më të mirë të rezultateve.

Sipas të dhënave të publikuara mbi cilësinë e zbatimit të Vlerësimit të Ndikimit Rregullator (RIA) midis qeverive të grupit SIGMA-9, Shqipëria paraqitet me performancë të dobët.

Sipas SIGMA raportet që shoqërojnë draft-ligjet shqiptare dështojnë në pikat më kritike, pasi ato nuk ofrojnë një analizë të plotë të problemit, nuk shqyrtojnë opsione alternative përveç asaj që propozon qeveria dhe nuk identifikojnë grupet e interesit që preken.

Më shqetësuese mbetet mungesa e llogaritjeve financiare (kosto-përfitim) për ndikimin e ligjeve, një kriter ku Shqipëria, së bashku me pothuajse të gjitha vendet e rajonit, përveç Serbisë që ka një progres të pjesshëm, dështon plotësisht. E vetmja pikë ku Shqipëria tregon një shenjë reflektimi është në analizën e monitorimit dhe vlerësimit, por edhe kjo mbetet në nivele minimale.

Kjo dobësi në hartimin e politikave pasqyrohet edhe në fazën e planifikimit dhe raportimit të punës në ministri. Ministritë e linjës nuk arrijnë të ndërtojnë plane pune me objektiva të matshme, duke e bërë llogaridhënien për paratë publike një mision të pamundur.

Gjetjet e SIGMA-s sugjerojnë se sfida e Shqipërisë është paaftësia për të orientuar burimet e mëdha njerëzore në kabinete drejt analizave serioze rregullatore dhe monitorimit të rezultateve.

Tabela e mëposhtme që shoqëron studimin tregon një situatë alarmante për transparencën dhe efektivitetin e politikave publike. Në 8 shtyllat kryesore të vlerësimit, Shqipëria ka marrë notë kaluese të pjesshme vetëm në njërin prej tyre “ monitorimin dhe vlerësimin pas zbatimit të politikave.

Mali i Zi udhëheq procesin, duke përmbushur pothuajse shumicën e kritereve të kërkuara nga standardet ndërkombëtare. Edhe Serbia tregon një performancë të qëndrueshme, veçanërisht në analizën e kostove dhe monitorimin e zbatimit./MONITOR

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme