Sociale 18 November 2025, 07:47 Nga VNA

Raporti i KLSH: 245 projekte në minutë të fundit! Si dhjetori 2024 “gllabëroi” buxhetin me shpenzime rekord

Ndaje në Whatsapp
Raporti i KLSH: 245 projekte në minutë të fundit! Si dhjetori

Gjatë vitit 2024, menaxhimi i financave publike është karakterizuar nga luhatje të mëdha të likuiditeteve dhe një përqendrim i pazakontë i shpenzimeve në muajin dhjetor, duke sjellë pasoja të drejtpërdrejta në ekuilibrin fiskal të vendit.

Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) mbi zbatimin e buxhetit 2024, likuiditetet totale janë luhatur nga 40 deri në 137 miliardë lekë, çka tregon për administrim të pamjaftueshëm të mjeteve monetare. Për më tepër, konvertimet e panevojshme të valutave kanë prodhuar kosto të shtuara për buxhetin e shtetit, duke rënduar më tej situatën financiare.

Dhjetori është shndërruar në muajin ku janë përqendruar shumica e shpenzimeve, si ato korente ashtu edhe ato kapitale. Shpenzimet korente kanë qenë gati dyfish më të larta se mesatarja mujore, ndërsa investimet kapitale janë rritur deri në pesëfish.

Vetëm në periudhën shtator–dhjetor janë detajuar për herë të parë 245 projekte investimi me vlerë totale 14.8 miliard lekë, ku një pjesë e fondeve rezulton të jetë përdorur për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura. Për më tepër, në dhjetor janë mbyllur 323 projekte të nisura gjatë muajve të mëparshëm, ndërsa dhjetëra projekte të tjera kanë qëndruar aktive për vetëm dy ose tre muaj, një praktikë që tregon planifikim të dobët dhe menaxhim joefikas të investimeve.

Pavarësisht miratimit të Aktit Normativ nr. 5 më 19 dhjetor, i cili duhej të sillte rishikime të fundit të buxhetit, 150 projekte me financim të brendshëm rezultojnë me realizim zero. Mungesa e masave për mbylljen e këtyre projekteve që nuk kanë avancuar ka bërë që fondet e parashikuara për to të mbeten të pavlefshme, duke krijuar barrë të re për vitet pasardhëse.

Akumulimi i shpenzimeve në dhjetor ka përthithur të gjithë suficitin fiskal të muajve janar–nëntor dhe e ka kthyer bilancin në deficit me rreth 17 miliardë lekë.

Vetëm në dhjetor të ardhurat arritën në 62.6 miliard lekë, ndërsa shpenzimet u ngjitën në 152.1 miliard lekë, që përbën 21% të gjithë shpenzimeve vjetore. Sipas KLSH-së ky devijim i fortë, sipas të dhënave, lidhet me mungesën e planifikimit të saktë, orientimin e shpeshtë të fondeve drejt nevojave të reja pa adresuar detyrimet e mbartura dhe tejkalimin e tavaneve buxhetore.

Fenomeni ka rritur ndjeshëm riskun fiskal të vendit, duke ekspozuar financat publike ndaj pasigurive të krijuara nga menaxhimi jo i kujdesshëm i likuiditeteve, zgjerimi i angazhimeve kontraktuale përtej hapësirës së miratuar dhe zbatimi jo i rregullt i planifikimit afatmesëm buxhetor./ Monitor

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme