Sociale 1 April 2026, 13:51 Nga VNA

Raporti i frikshëm i Bankës së Shqipërisë: 40 % e fuqisë punëtore emigroi

Ndaje në Whatsapp

Shqipëria po përballet me një krizë ekzistenciale të forcës së punës, ku pothuajse 40% e potencialit njerëzor tashmë ka zgjedhur të ndërtojë jetën jashtë kufijve. Raporti Vjetor i Bankës së Shqipërisë për vitin 2025, siguruar nga VNA,  ka ngritur "flamurin e kuq", duke e klasifikuar emigracionin masiv jo thjesht si një plagë sociale, por si një rrezik strategjik që po godet rritjen ekonomike dhe po destabilizon skemën e pensioneve.

Sipas autoritetit qendror monetar, tregu i punës ndodhet në kushte të "shtrënguara" ku bizneset po luftojnë mes mungesave strukturore dhe pamundësisë për të gjetur krah pune. Ky disbalancë e thellë midis kërkesës dhe ofertës ka detyruar firmat t'i përdorin pagat si mjetin e fundit të mbijetesës për të mbajtur stafin, ndërkohë që rënia e popullsisë në moshë pune po gërryen ritmin e rritjes potenciale të vendit.

Në "Raportin Vjetor 2025" të Bankës së Shqipërisë, mund të gjeni disa pjesë konkrete që analizojnë çështjen e emigracionit dhe disbalancat që ai krijon në tregun e punës:

Mbi emigracionin dhe sfidat demografike

Shkalla e emigrimit: "Shqipëria renditet ndërmjet vendeve ku afërsisht 40% e fuqisë punëtore ka emigruar jashtë vendit."
Ndikimi në rritjen potenciale: "Rënia e kontributit të punësimit, e lidhur me trendet e pafavorshme demografike dhe procesin e emigrimit, përbën një zhvillim që kërkon vëmendje, për sa kohë ai ndikon negativisht në ritmin e rritjes potenciale."
Tkurrja e forcës së punës: "Në ambientin e brendshëm, trendet e pafavorshme demografike mund të kufizojnë potencialin e rritjes, përmes tkurrjes së forcës së punës dhe presioneve mbi produktivitetin, si dhe të dëmtojnë qëndrueshmërinë e skemës së pensioneve..."
Reduktimi i popullsisë në moshë pune: "Vlerësimet tona tregojnë se kontributi i faktorit punë ka ardhur në rënie... duke pasqyruar reduktimin e popullsisë totale dhe të asaj në moshë pune (sipas të dhënave nga Censi-2023)."

Mbi disbalancat në tregun e punës

Raporti kërkesë-ofertë: "Në tërësi, tregu i punës vijoi të shfaqë disbalanca midis kërkesës dhe ofertës për punë gjatë vitit 2025, disbalanca të cilat ushtrojnë presion për rritje të shpejtë të pagave."
Mungesa e fuqisë punëtore: "Gjatë vitit 2025, bizneset raportuan si kërkesë të lartë për punë dhe mungesa në fuqinë punëtore, duke sinjalizuar kushte të shtrënguara në tregun e punës..."
Paga si mjet mbajtës: "...presione për rritje të pagave, duke sugjeruar se kjo e fundit po përdoret si instrument për tërheqjen dhe mbajtjen e fuqisë punëtore."
Mungesat strukturore: "Kushtet në këtë treg mbetën përgjithësisht të shtrënguara, duke reflektuar kërkesën e lartë për punë dhe mungesa strukturore në segmente të caktuara të fuqisë punëtore."

Raporti i frikshëm i Bankës së Shqipërisë: 40 % e

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme