Sociale 7 February 2026, 15:54 Nga VNA

Qytetarët shqiptarë konsumuan fara susami të kontaminuara me aflatoksinë, AKU mjaftohet me një deklaratë pasi produkti u hodh në treg

Ndaje në Whatsapp

Qytetarët shqiptarë konsumuan fara susami të kontaminuara me

Edhe pse konsiderohen një produkt i shëndetshëm dhe përdoren gjerësisht në ushqim, farat e susamit të importuara në Shqipëri në janar 2026 kanë rezultuar të kontaminuara me aflatoksinë, duke përbërë një rrezik potencial për shëndetin e njeriut.

Alarmi është ngritur nga Bashkimi Evropian, i cili ka njoftuar autoritetet shqiptare se, pas analizave laboratorike, në farat e zeza të susamit me origjinë nga Bolivia është konstatuar prania e kësaj toksine të rrezikshme.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) bën me dije se sasia totale e farave të susamit me origjinë nga Bolivia e importuar në vendin tonë është 300 kilogramë. Nga kjo sasi, 288.5 (dyqind e tetëdhjetë e tetë pikë pesë) kilogramë janë shitur dhe konsumuar nga qytetarët, ndërsa vetëm 11.5 (njëmbëdhjetë pikë pesë) kilogramë janë bllokuar.

Produkti i kontaminuar është shpërndarë në disa qytete të vendit, konkretisht në Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër, Elbasan, Korçë, Pogradec, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër, duke e shtrirë rrezikun pothuajse në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Edhe në këtë rast, AKU, si institucioni përgjegjës për sigurinë ushqimore, në vend që të kontrollojë produktet ushqimore përpara se ato të futen në tregun shqiptar, mjaftohet me daljen në media për të publikuar deklarata dhe statistika, pasi produkti tashmë është konsumuar nga qytetarët.

Aflatoksina është një toksinë helmuese që dëmton mëlçinë dhe, nëse konsumohet për një periudhë të gjatë, rrit ndjeshëm rrezikun për shfaqjen e kancerit. Rreziku bëhet edhe më serioz në rastin e farave të susamit, pasi aflatoksina nuk shihet, nuk ka shije dhe nuk eliminohet as me larje dhe as me gatim, duke e lënë konsumatorin plotësisht të pambrojtur.

Video

Dita e 59 e protestës, nis marshimi drejt kryeministrisë

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 goditi prefekturën Kumamoto në Japoni, duke lënë mbi 100 të plagosur dhe dhjetëra të zhdukur pas shembjes së pjesshme të një qendre tregtare. Ngjarja shkaktoi dëme të mëdha materiale, ndërprerje të energjisë elektrike dhe pezullim të transportit, ndërsa u rekomandua evakuimi i rreth 300 mijë banorëve. Kryeministrja Sanae Takaichi ngriti një task-force emergjente dhe dërgoi 3,600 ushtarë për operacionet e kërkim-shpëtimit. Agjencia Meteorologjike e anuloi paralajmërimin fillestar për cunami, ndërsa autoritetet konfirmuan se centralet bërthamore në rajon nuk pësuan dëmtime.

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme